• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sa i lodhshëm ky bojkot shqiptar

by
07/07/2015 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Është një sëmundje e vjetër shqiptare, që pala humbëse e zgjedhjeve të mos i njohë ato. Në dekadën e fundit të shekullit të shkuar dhe në vitet 2000, partitë e mëdha e kanë bërë rregullisht këtë gjest, duke mos marrë pjesë as në institucionet e reja, që dilnin nga zgjedhjet e kontestuara. Kujtohen zgjedhjet e viteve 1996, 1997 e 2001, si më problematiket, por nëse rendisim bojkotet që janë kryer, lista del shumë më e gjatë se kaq. Disa herë ka pasur shkaqe fare banale, si hetimi i një apo disa deputetëve, që njëra anë e sallës të parlamentit, të mbetej bosh më jave të tëra.

Për paradoks, ky huq i shëmtuar vijoi edhe në vitet e fundit. Pas zgjedhjeve të vitit 2009, opozita ndërmori një valë të gjatë kontestimesh, e cila kulmoi me grevën e urisë dhe bojkotimin e Kuvendit për muaj me rradhë. Ishte koha kur e majta luftonte një kauzë të drejtë, me mjete të cilat rezultuan joefektive. Rama e kuptoi këtë gabim taktik, i cili e tkurri opozitën, në vend që ta faktorizonte. Aq e vërtetë është kjo, saqë në zgjedhjet e vjedhura për bashkinë e Tiranës, në vitin 2011, ai nuk e aplikoi më as grevën e shtretërve në mes të Tiranës, as bojkotimin e institucioneve.

Dhe kjo rezultoi një taktikë fituese, siç tregoi koha. Por pasardhësi i tij në bashki, Lulzim Basha, duket se nuk po mëson nga kjo trashëgimi e gjatë mërie dhe ndarjeje. Megjithëse ka pretenduar qysh në krye të herës, që të sjellë në PD një stil tjetër lidershipi, Basha veproi keq, duke u ndaluar kryebashkiakëve të rinj të së djathtës, që të marrin pjesë në takimin me kryeministrin Rama. Në të kundërt, i thirri ata në takim, për t’u thënë që zgjedhjet janë manipuluar dhe që qeveria u vodhi votat.

Kjo qasje është e tejkaluar për vitin 2015 dhe për një kryetar partie që sapo i ka mbushur të dyzetat. Partitë anti-sistem kanë marrë dënimin e historisë. Nëse Basha kërkon vërtet të bindë shqiptarët se nuk është një politikan i vijimësisë dhe i kopjimit të paraardhësit të tij, më së pari duhet ta tregojë këtë në raport me kundërshtarët dhe institucionet e shtetit. Takimin e djeshëm nuk e organizonte kryetari i Partisë Socialiste, por kryeministri i vendit. Sa më shpejt që politika ta bëjë këtë dallim, sa më shpejt të heqë dorë nga bojkotet e lodhshme dhe anakronike, aq më parë ky vend do të kthehet në normalitet. Përndryshe, do ta dëgjojmë sërish Edi Ramën, që të na tregojë atë historinë me kryebashkiakun e djathtë që kishte frikë t’i shkonte në zyrë, se nuk e linte partia.

Next Post

Soni Malaj e ka mbajt Zoti me hatër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In