• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë

by Astrit Patozi
18/10/2021 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejtësi të admirueshme ndaj zhvillimeve politike, ndërkohë që në Shqipëri duket sikur koha ka ngecur në vend.

Vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme situata në Prishtinë duket se ka ndryshuar rrënjësisht, ndërsa në Tiranë këneta ngjan të jetë e patrazuar, edhe pse “foltoret” e ish-kryeministrit të rrëzuar nga pushteti 8 vjet më parë vazhdojnë të jenë i vetmi lajm i rëndësishëm politik.

Kosova ka ndërruar brezin e tretë të politikanëve në pak vite dhe po përgatitet, ndoshta pa shumë dhimbje, për të kartërtin, ndërsa tek ne pas 31 vjetësh debati i vetëm që shtrohet për zgjidhje është, në do ta kemi prapë udhëheqës të madh Sali Berishën apo jo.

Politikani “yll në ngjitje” i Kosovës, që fitoi një shumicë të bollshme para pak kohësh, papritur e shikon veten të lëshuar në pikën e nisjes, njësoj si ata futbollistët e mëdhenj, të cilët paralajmërohen në mes të ndeshjes me karton të verdhë dhe që fama nuk i ndihmon të mos dalin përfundimisht nga fusha, nëse e përsërisin gabimin. Dhe besoj se të gjithë biem dakord se zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë ishin një këmbanë që binin për veshët e Albin Kurtit.

Që do të thotë se shqiptarët e Kosovës janë të pakënaqur me qeverisjen e tij dhe për ta shprehur këtë nuk kanë pritur gjatë. Ndërkohë që sot në Tiranë askush nuk e quan shumë problem pse Edi Rama është forcuar politikisht, pas 8 vjetësh në krye të një qeverisjeje më shumë se problematike, ngaqë prozhektorët e publikut, ndoshta fare për meritë të tij, janë drejtuar tek opozita e lodhur e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës.

Dhe pyetja e natyrshme është se si ka mundësi, që i njëjti popull dhe i njëjti komb të prodhojë rezultate kaq të ndryshme në një kontekst kaq të përafërt gjeopolitik. Përgjigja është një edhe e vetme, sipas meje. Është kryesisht sistemi dhe pastaj ndoshta edhe raporti i ndryshëm të dy shteteve shqiptare me flamur të ndryshëm me faktorin ndërkombëtar. Shqipëria po e vuan si askush tjetër në rajon e më gjerë marrëveshjen e ligë të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, e cila që prej 8 vjetësh po rëndon më shumë në kurriz të popullit opozitar.

Kjo është kryetarokracia, e cila ka promovuar bipolaritetin poilitik, që i ndan qytetarët si me thikë në dy vatha bardhezi. Njësoj si diktaturat kishin, nga njëra anë njeriun e ri, dhe në tjetrën armikun e klasës. Një mikroklimë e poshtër, që nuk lë vend për një alternativë tjetër në mes, për të cilën janë ngritur me dhjetëra pengesa dhe çarqe për t’ia bërë jetën dhe mbijetesën pothuajse të pamundur cilitdo rebeli dhe të pabinduri ndaj sistemit.

Përfundimi është tragjik. Zgjidh njërën prej dy të këqijave, edhe nëse e bardha nuk ekziston, të paktën voto atë më pak të zezën, që anon më shumë nga grija. Ndërkohë që Kosova nuk e ka pasur asnjëherë këtë kufizim, për fatin e saj të mirë. Kurse unë e kam bindje se për shkak të politikanëve të paskrupuj, Shqipëria ka abuzuar fort edhe me sovranitetin e saj të plotë, mundësi që nuk e ka pasur dot Kosova, për arsye historike. Dhe paradakosi është se ne sot po vuajmë në kurriz faktin që kemi marrë vendime të këqija kundër vetes sonë, për të cilat të huajt nuk nandalonin dot, ndërkohë që Kosova e ka pasur të pamundur t’i merrte, vendime për shkak të sovranitetit të kufizuar të saj. Dhe për këtë arsye ajo ka shpëtuar dhe nuk po i vuan si ne sëmundjet e deformimit të demokracisë.

Kjo e shpjegon edhe faktin se pse “sovranistët” e thekur në të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë, zakonisht u përkasin radhëve të politikanëve problematikë. Kaq e thjeshtë është historia, dhe ky është shkaku se pse u bë shumë kohë që, sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë.

Next Post
COVID në Shqipëri: Humbin jetën 9 persona dhe infektohen 217 të tjerë në 24 orë!

COVID në Shqipëri: Humbin jetën 9 persona dhe infektohen 217 të tjerë në 24 orë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In