• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sa herë që dikush proteston se ka një hall, do të dalë një deputet i Lulit që t’ia menderosë protestën”

by Java News
15/12/2018 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa herë që Edi Rama gjendet me shpatulla pas murit, do të dalë gjithnjë një shpetimtar, i cili është i gatshëm të shkatërrojë çdo qendrim opozitar që nuk buron prej godinës së PD-së. Sa herë që dikush proteston se ka një hall, do të dalë një deputet i Lulit që t’i menderosë protestën dhe hallin bashkë.

Shpëtimtari i Ramës është pikërisht Lulzim Basha, i cili duket sikur të ketë bërë një pakt të fshehtë më kryeministrin më arrogant të pluralizmit në Shqipëri, për t’i zgjatur dorën sa herë fillon të zhytet në llumin e bëmave të tij.

Rasti më i fundit është pikërisht protesta e studentëve, e cila ishte nga të paktat që e trembi seriozisht pushtetin arrogant të Ramës aq sa i zhytur në panikun e një kryengritjeje të gjerë popullore, Rama filloi të bëjë lëshime pas lëshimesh duke i ofruar plotësimin e të gjithave pikave studentëve në ditët e para.

Por, kur Rama kishte filluar të ndjente se populli ishte gati t’i kthente mbrapsht atë që kryeministri kishte mbljellur gjatë pesë viteve të qeverisjes me oligarkët dhe vendosjes së ekonomisë në shërbim të tyre, del sërish në skenë shpëtimtari i tij.

Pikërisht Lulzim Basha.

Me parimin: Nëse ka opozitë në këtë vend, atë mund ta bëjë vetëm unë dhe askush tjetër, Basha futi hundët në protestën e studentëve duke angazhuar forumet politike të PD-së nga njëra anë e duke sulmuar nominalisht personazhe të rendësishëm në atë protestë, siç ishin edhe djemtë e vajzat e Organizatës Politike.

I xhelozuar se studentët morën më shumë mbështetje se sa opozita e tij në pesë vite dhe i frikësuar se do t’i merrnin ekskluzivitetin e opozitarizmit në Shqipëri, Lulzim Basha arriti të shkatërrojë edhe atë frymë opozite, të pastër nga llumi i politikës që u shfaq për disa ditë në Shqipëri.

Ishin ditë shprese, të cilat Luli i shkatërroi me paranojat e tij dhe paktin e pashkruar me Ramën për ta shpëtuar sa herë vendoset me shpatulla pas muri.

E ndërkohë që deri dje Rama ishte vërtetë i trembur nga studentët, tani tallet publikisht me ta, sepse e di që studentët e vërtetë, të palërosur nga haleja politike shqiptare kanë ikur nga turma sapo aty futi hundët Lulzim Basha.(Albeu.com)

Next Post
KLP- KLGJ/ Brenda shkurtit krijohet SPAK, hetime që nga ’91 shkaku pse po dridhen politikanët

KLP- KLGJ/ Brenda shkurtit krijohet SPAK, hetime që nga '91 shkaku pse po dridhen politikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In