• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa herë që Berisha humb, Shqipëria moderne dhe europiane feston

by Carlo Bollino
24/07/2023 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Kishin të drejtë si Sali Berisha, ashtu dhe Ilir Meta që bënë rekurs kundër rezultatit të votimeve në Rrogozhinë dhe që kërkuan anulimin. Ajo diferencë prej vetëm 21 votash në favor të kandidatit socialist, fituar me 14 maj, nuk mund të ishte e vërtetë. Dhe në fakt, dje u rivotua dhe diferenca u zmadhua me 1700 vota. Në provën e apelit, Berisha dhe Meta humbën pra edhe në Rrogozhinë me të njëjtën diferencë të thellë me të cilën dy muaj më parë humbën në të gjithë Shqipërinë. Për ta është konfirmimi përmes një katastrofe tjetër të vogël politike, i katastrofës së madhe të përgjithshme të përjetuar dy muaj më parë.

Ky rezultat nuk është i papritur për askënd, as për Berishën, që në fakt prej ditësh përsëriste denoncimin e zakonshëm për manipulime që e përdor prej vitesh, sa herë që në horizont sheh një shpartallim zgjedhor. Për të fituar, duhen bashkuar forcat, ndërsa bashkimi në koalicion mes Berishës dhe Ilir Metës, edhe këtë herë, konfirmohet si shuma e dy dobësive. Kjo, pa i hequr asnjë meritë triumfit personal të Erjon Veliajt, i cili e drejtoi vetë në Rrogozhinë fushatën zgjedhore, duke shpartalluar edhe këtë herë “Bashkë fitojmë” ne area qe drejton dhe duke u rikonfirmuar një figurë e fuqishme në brezin e ri të socialistëve.

Problemi që duhet të bëjë të reflektojë opozitën është se Berisha dhe Meta janë humbës shumë më shumë nga sa Edi Rama dhe Erjon Velija janë fitues. Kjo humbje e njëpasnjëshme, përbën provën e prapambetjes së tyre: Shumica e shqiptarëve në këto 30 vite është zhvilluar dhe modernizuar, ndërsa ata, jo! Kjo shpjegon se përse elektorati që i qëndron besnik, tashmë është shndërruar në minorancë të papërfillshme. Të gjithë të tjerët po ecin përpara, përtej. Ndërsa kjo është minoranca e atyre shqiptarëve që i besojnë akoma gënjeshtrat e Berishës (dhe të Metës), që u beson shpifjeve, kërcënimeve, që beson në gjuhën e dhunshme dhe vulgare si një formë beteje politike.

Jo i gjithë populli opozitar është kështu, por derisa Berisha dhe Meta do të vazhdojnë të pushtojnë frontin e opozitës pa një alternativë të fortë ndaj uzurpimit të tyre, opozitarët e vërtetë nuk votojnë. Dhe sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë populli do të ecë përpara, do të zhvillohet, do të kuptojë dhe ajo minorancë do të konsumohet duke u shndërruar gjithnjë e më shumë minorancë. Opozita e shëndetshme ka shumë hapsirë për t’u rritur. Ndërkohë, çdo humbje zgjedhore e politikanëve si Sali Berisha duhet të jetë një ditë feste, sepse tregon se sa Shqipëria po bëhet përditë e më shumë një vend modern dhe europian.

Next Post
Ndërtime të paligjshme në zonën bregdetare në Ksamil, 4 persona në hetim

Ndërtime të paligjshme në zonën bregdetare në Ksamil, 4 persona në hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi -

Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi –

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com