• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sa herë mbyllet një cikël politik, mbyllet dhe një cikël mediatik”/ Sokol Balla: Nga 1 qershori “Real Story” një herë në javë

by Sokol Balla
12/05/2021 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Sokol Balla ka folur mbrëmjen e sotme për ndryshime në programacionin e emisionit “Real Story”. Duke folur për zgjedhjet, rezultatet dhe reflektime, Balla tha se duke nisur nga 1 qershori “Real Story” do të transmetohet vetëm të enjteve në News24, në orën 21:00, deri më 8 korrik.  “Sa herë mbyllet një cikël politik, po ashtu mbyllet edhe një cikël mediatik”, tha Balla.

MESAZHI I PLOTË

Në këtë pjesë të fundit doja të thosha dy fjalë. Sa herë mbyllet një cikël politik, po ashtu mbyllet edhe një cikël mediatik. Mediat reflektojnë, pas një rezultati politik zgjedhor, pasi ai rezultat tregon sesi mediat pasqyruan një realitet në katër vjet, dhe sesa ky pasqyrim ishte i përpiktë, me atë që doli nga kutitë e votimit. Mediat, sidomos televizionet, e kanë për detyrë ta bëjnë këtë, pasi valët e transmetimit janë pronë publike. Televizionet vetëm i marrin ato me qira, në bazë të licencës që ata marrin nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, i mbiquajtur AMA.

Në këto katër vite secili prej televizioneve, por edhe ne si gazetarë, i kemi qëndruar pozicioneve tona, nisur nga bindja mbi të vërteten, bindjet politike, apo interesat e biznesit. Në fakt pozicionet duhen mbajtur vetëm nga bindja mbi të vërtetën. Nëse i qëndron kësaj bindjeje, edhe nëse ke qenë gabim, ti reflekton dhe kërkon një tjetër pozicion në hapësirën mediatike. Unë e kam bërë këtë në 2005, në 2009 dhe në 2017. Dhe pavarësisht reflektimit, unë shpesh kam hapur vend, në emër të bindjes sime, se e vërteta është një fenomen cilësor dhe jo sasior. Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, unë i kam qëndruar të vërtetës siç e kam kuptuar unë dhe siç e kam lexuar këtë vend, i cili me gjithë problemet që ka, është një vend i mrekullueshëm, me energji pozitive dhe që po ndryshon çdo ditë.

Ajo që ndodhi në 25 prill, reflektoi bindjen time, se alternativa që iu ofrua vendit, edhe nëse nuk ishte e gabuar, ishte e pasaktë, e paplotë dhe deri diku e pasinqertë. Ka shumë vetë që e mbështetën atë alternativë, nisur nga qëllime të gabuara ose personale, ose disa të tjerë, nisur nga qëllime të mira, por me mjetet e gabuara. 25 prilli i provoi gabim, shumë nga koleget e mi. Arsyet përse, le t’i gjejnë ata vetë, në ndërgjegjen e tyre apo në llogaritë e tyre bankare. Sigurisht ka raste përjashtuese, siç është opozicioni parimor dhe i pakompromis i Fatos Lubonjës, me të cilin unë replikoj në emër të faktit dhe argumentit, edhe kur nuk jam dakord me të. Sepse shijoj përballje inteligjente të ideve, edhe kur ato përjashtojnë njëra-tjetrën.

 

 

Siç adhuroj logjiken e Artan Fugës, vizionin e tij të saktë, filozofik dhe të pa interes në opozicionin që ai i bën së keqes, si fenomen dhe jo si emër e mbiemër. Por të gjithë të tjerët sot, që përdorën lirinë e shprehjes për qëllime politike ndoshta jo të vetin po të tjetër kujt, sot u duhen së paku të reflektojnë dhe të heshtin. Por a po ndodh kjo? Jo. përkundrazi. Vazhdojnë në rrugën pakrye të mohimit të realitetit. Dhe nuk mund të kërkosh të ndryshosh një realitet, që ti refuzon ta pranosh. Përndryshe përfundon të besosh vetë, gjërat që i thua për të bindur të tjerët.

Dhe unë sot po jap një shembull sesi mund të reflektosh, edhe kur bindjet e tua provohen të sakta dhe të drejta. Duke filluar nga shtatori i vitit 2017 e deri më sot, programi im ka qenë katër herë në javë. fFatkeqësisht kanë mbizotëruar temat politike. Por unë mendoj se pas katër vjetësh, e sidomos në fund të këtij sezoni të rënduar edhe nga pandemia, të gjithë kemi nevojë të marrim frymë thellë, dhe të reflektojmë. Siç tha Ilir Meta, të reflektojmë deri në shtator. Unë, në marrëveshje dhe komunikim me drejtuesit e televizionit, kam vendosur të bëj emisionin tim “Real Story” një herë në javë, çdo të enjte në ora 21, këtu në News24.

Kjo, duke filluar nga data 1 qershor, e deri në 8 korrik kur të mbyllet sezoni i kuvendit. Pra, transmetimi katër herë në javë përfundon sipas kalendarit në 27 maj dhe duke filluar nga java pasardhëse, do jemi ‘live’ çdo të enjte në ora 21, duke filluar nga tre qershori. Pastaj fillon kampionati europian, në korrik fillon dhe olimpiada, fillojnë dhe pushimet dhe me këtë pauzë të vetëimponuar shpresoj të kontribuoj në qetësimin e shpirtrave njerëzor, për të rifilluar sërish në shtator. I vetmi eveniment në të cilin “Real Story” do të mungoje, do jetë gara për kreun e PD, pas 22 korrikut, po këtu kam përshtypjen, që mungesa ime në ekranin e News 24, nuk do të vihet re.

Next Post
“Basha s’është liruar nga Berisha që do pronësinë e përhershme të PD”/ Topi: ‘Lufta’ për të ruajtur karrigen e tij

"Basha s'është liruar nga Berisha që do pronësinë e përhershme të PD"/ Topi: 'Lufta' për të ruajtur karrigen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

December 10, 2025
U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

December 10, 2025
Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

December 10, 2025
“Do tregojnë historikun e 5 viteve të fundit të rrjeteve sociale”/ Zyrtarët amerikanë: Kërkesat për turistët që hyjnë në SHBA

“Do tregojnë historikun e 5 viteve të fundit të rrjeteve sociale”/ Zyrtarët amerikanë: Kërkesat për turistët që hyjnë në SHBA

December 10, 2025
Takimi Trump-Netanyahu në Miami më 29 dhjetor, faza II e planit për Gazën në tryezë

Takimi Trump-Netanyahu në Miami më 29 dhjetor, faza II e planit për Gazën në tryezë

December 10, 2025
FOTO/ Këta janë pjesëtarët e grupit të “killerave” shqiptaro-grekë, vrasjet me pagesë për llogari të mafias! Sekuestrohen..

FOTO/ Këta janë pjesëtarët e grupit të “killerave” shqiptaro-grekë, vrasjet me pagesë për llogari të mafias! Sekuestrohen..

December 10, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Monumenti i paprekshëm dhe ëndrrat e pamundura

December 10, 2025
Media: Dhëndri i Trump e shndërron ishullin ‘fantazmë’ në Shqipëri në një projekt turistik miliarda dollarësh!

Media: Dhëndri i Trump e shndërron ishullin ‘fantazmë’ në Shqipëri në një projekt turistik miliarda dollarësh!

December 10, 2025
Protesta përpara Kryeministrisë, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen! Do të qëndrojmë këtu derisa…

Protesta përpara Kryeministrisë, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen! Do të qëndrojmë këtu derisa…

December 10, 2025
Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

(EMRAT)Aksident tragjik në “Shkodër-Hani i Hotit”, makina e sllovenit përplas për vdekjen këmbësoren 68-vjeçare

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In