Cigarja elektronike rrit 55% rrezikun e prekjes nga infarkti. Një studim i gjerë vë theksin gjithashtu se cigaret e ashtuquajtura eko rrisin edhe 30% rrezikun e prekjes nga iktusi, depresioni, ankthi.
Në këtë studim janë përfshirë 96 mijë persona dhe qëllimi ishte të hidhej dritë mbi përdorimin e cigareve elektronike që vitet e fundit përdoren gjerësisht për të shmangur duhanin.
Por rezultatet kanë vënë në alarm kërkuesit, të cilët shpjegojnë se përdorimi i tyre rrit së tepërmi rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me njerëzit që nuk pinë duhan.
Studimi është prezantuar në Universitetin e Kansas në SHBA gjatë një samiti shkencor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.
/a.rada