• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa e ke pazarin Mr. President?!

by Java News
03/11/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pazar! As më shumë dhe as më pak, kjo është ajo që po ndodh me dekretimin e Sandër Lleshit i propozuar nga Kryeministri për Ministër të Brendshëm. Nuk është hera e parë që politika shqiptare më shumë sesa për zgjidhjen në funksion të stabilitetit të vendit, mendon per pazarin e radhes politik.

Ilir Meta ka figuren e politikanit te paparashikueshem ne arritjen e kompromiseve, por konsistent ne menyren sesi ka përtuar nga çdo situatë në favor të fatit të tij politik.

Historia e tij politike eshte nje lisharse dashurie dhe urrejtje, me figurat politike ne vend.

Ilir Meta është i vetmi politikan në Shqipëri që guxoi të arrestonte pas ngjarjeve të Tropojës, në vitin 2000 Sali Berishën, me të cilin sot bashkëdrejton Opozitën në vend.

Nuk e pengoi as posti i zv. kryeministrit me qeverinë e Nanos që pas përplasjeve të shkëputej prej tij dhe të krijonte me kurajo Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë e tij.

Greva e urisë në 2008 për ndryshimet kushtetuese dukej se e ndau atë përfundimisht nga raporti me dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD. Por, agresiviteti (të gjithë ju kujtohet sulmi mbi tavolinën e Jozena Topallit në Parlament) nuk e ndaloi që më 2009 të ndante pushtetin me PD-në! Prej këtij pazari Ilir Meta doli më i tuar, LSI merr 4 ministri duke u fuqizuar si asnjëherë.

Ishte pikërisht ky kapital politik dhe roli i tij si i domosdoshmi i politikës shqiptare që e bëri të kalojë me ndihmën e pakursyer të Sali Berishës ngjarjet e vitit 2011 kur Ilir Meta ishte arsyeja e protestës së 21 Janarit nga opozita e Edi Ramës, pas videos për një pazar, dhe në atë protestë u vranë 4 veta.

2013-ta, me ftohtësinë e një politikani që llogarit si askush çdo lëvizje në favor të vetes, e sjell Ilir Metën përsëri në pushtet, këtë radhë në bashkëjetesë me Edi Ramën ” fundërrinën politike” të cilin ishte betuar se do ta zhdukte nga skena.

Edi Rama, armiku i tij i betuar, kthehet në partnerin e tij të radhës për të ndarë pushtetin. Ilir Meta merr prapë 4 ministri dhe kryetarin e kuvendit, duke acaruar kështu marrëdhënien me Sali Berishen, deri dje shpëtimtari i tij.

Në gjithë këtë trajektore ku miqtë e armiqtë politikë i zënë vendit njëri-tjetrit sipas çmimit të pazarit të Ilir Metës, mesa duket ka një moment kur Ilir Meta humbet gjithmonë ftohtësinë: – Kur ndjehet i kërcënuar!

Sot ai është gjeneral i LSI dhe Presidenti i Republikës

Vetem ai e di se cila prej te dyjave i rri me pershtat..dhe po vec ai ka me shume frike nga ky dyzim rolesh

Në rast se dobësohet njeri, bie dhe tjetri.

Ky po është rast unikal i bashkëjetesës par excellence të pazarit me politikën, suksesi i
së cilës varet vetëm nga një sekret: të dukesh më i fortë edhe kur në të vërtetë nuk je/ Shënim redaksional i Tiranapost.al

Next Post
Dossier/Ja amerikanët më të pasur

Dossier/Ja amerikanët më të pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

July 5, 2026
Protesta, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In