• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sa e gatshme ka qenë prokuroria për të hetuar Shullazin?

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa herë që në debatet politike shfaqet emri i Emiljano Shullazit, nga ana e opozitës vijnë një mori akuzash në adresë të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Kryeministri dhe ministri i tij i brendshëm akuzohen për lidhje gjithfarësh me emrin e përfolur si një ndër personat më të frikshëm të kryeqytetit.

Këto orë Shullazi ka rënë në rrjetën e hetimeve të prokurorisë, e cila ka ngritur një numër akuzash që po e shtyjnë organin e akuzës që të kërkojë masë sigurie me burg, si hapi i parë drejt një gjykimi, i cili kësaj rradhe duket i ndryshëm nga herët e tjera. Të paktën në hapat e para të tij.

Por ndërsa hetimet avancojnë, burime të ndryshme pranë prokurorisë dhe policisë po japin disa detaje të habitshme rreth akuzave që sapo janë formuluar për Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Për shembull, thuhet se materialet lidhur me kërcënimet ndaj biznesmenit Jani Zaka janë dërguar nga policia pranë prokurorisë, dy herë, në muajt shkurt dhe mars, por hetimi nuk nisi në atë moment. Ndërkohë, sa i përket kërcënimit ndaj pedagogut Mynyr Koni, thuhet gjithashtu se prokuroria nuk e ka pranuar informacionin e politicisë para dy ditësh, por i filloi hetimet më vonë, kur kishin kaluar më shumë se 24 orë.

Hetimet e mangëta apo elemente të tjera të errëta kanë bërë që edhe në të shkuarën Emiljano Shullazi të shpëtojë nga dara e drejtësisë. Është momenti që shteti dhe institucionet e tij të rakordojnë, me qëllim që e vërteta rreth këtij personi kaq të përfolur të dalë një herë e mirë dhe që shteti të mos luajë cic-mic me rregullat dhe ligjet.

Next Post

Gjosha pret Sattler, mbështetje nga Austria për procesin e integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In