• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa do të zgjasë botoksi politik që Berisha po i bën opozitës?

by Ylli Pata
23/10/2025 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Pas zgjdhjeve të 11 majit, ku PD humbi sërish dhe rëndë, Edi Rama zgjeroi mazhorancën e tij dhe një opozitë e re e brishtë hyri në Parlament, pak zhvillime kanë ndodhur deri më tani. 

Përveç qeverisë së re, e cila nuk ishte një risi në realitet, patëm një përleshje në radhët e opozitës së re për familjarët-deputetë, e asnjë lëvizje nga PD. 

E cila pas kapjes në befazi për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë dhe disa bashki, po ndërmerr disa lëvizje të brishta, të cilët synim kanë përmirësimin e imazhit të saj në publik. 

Duke e parë se reputacioni i tij në publikun shqiptar është një gjëmë, duke parë që imazhi i establishmentit parlamentar të PD është më keq, Sali Berisha po ndermerr një “reformë” alla ramiziste para rrëzimit të regjimit komunist. 

Në vend të një procesi real diskutimi, debati e votimi për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkish, Sali Berisha vendosi nga lart një formulë “laboratorike” që po e vendos si fakt i kryer në terrenin opozitar. 

Kjo formulë ka si bazë nxjerrjen e atyre që Berisha e quajti “kandidatë të pavarur” të cilët i mbështet Partia Demokratike. 

Këto kandidatë të pavarur duken qartë se janë produkt politik i kuzhinës berishjane, që janë menduar jo sot por sipas një plani të mirëmenduar me kohë. 

Lëvizje të ngjashme që Berisha e ka bërë disa herë në hapat e tij politike, qoftë me afrimin e Spartak Ngjelës, Bamir Topit, apo edhe me KOP-in e vitit 2004. 

Ku për të ardhur në pushtet, doktori riafroi një numër emrash të larguar nga PD dhe disa emra të rinj të shkolluar mirë, të cilët ishin servirur direkt nga familjarë të tij, përkatësisht e bija. 

Në grupin e KOP-it, katapultimi më i bujshëm ishte Lulzim Basha, i cili u ngjit në karrierë aq lart, duke u bërë disa herë ministër në dy mandatet e Berishës-kryeministër dhe kryetar bashkie i Tiranës në vitin 2011. Për të marrë formalisht kreun e Partisë Demokratike në vitin 2013. 

Ai operacion që u nis në 2004 dhe u tentua të rinovohej disa herë gjatë viteve me lëvizje andej këndej, nuk ishte gjë tjetë veçse makiazh. Por duke qenë se vragat në fytyrën e PD-së ishin t thella dhe rrudhat nga mosha e stresi ishin të mëdha, nuk kishte krem që t’i bënte derman. Ndaj u përdor botoksi politik. 

Një lloj injektimi provizor që nuk kthen bukurinë, por stabilizon pak imazhin për një farë kohë. II cili duhet të përsëritet në mënyrë periodike, duke mbushur kanalet e brendshme me lëng silikoni. 

Botoksi “Basha” pati investimin më të madh, sa pas një farë kohë u kthye në një lloj frankeshtajni politik, ku “imazhi” nuk po i bindej krijesës së tij, duke thyer kështu me tersëllimë pasqyrën. 

Në këtë situatë të re, po përdoret një lloj i ri botoksi: të “pavarurit”, siç janë emrat që në fillim u diskutuan si kandidatë për bashkinë e Tiranës, e më pas u emërua nga doktori njëri, duke kërkuar nga e gjithë opozita që ta mbështesë. 

Sa të pavarur në mendim, në koncept, apo edhe në qëndrim politik janë këta “kandidatë të pavarur”, apo pretendentë për “kandidatë të pavarur” kjo shikohet qartë. 

Dhe dëshmia më illustrative është deklarata e një prej këtyre pretendentëve për “kandidat” që i uroi vdekjen Fatos Nanos, se i kujtohej shtëpia e gjyshit. Ndërkohë para disa vitesh, një kandidat politik i Partisë Demokratike për kryetar i bashkisë Tiranë, Sokol Olldashi, bëri hapur koalicion politik me Fatos Nanon në 2007-n. 

Por në realitet Berisha nuk i do për mendimet dhe “vizionet” e tyre këta kandidatë “të pavarur”. Kërkon t’I përdorë si silicon për seancën e radhës së botoksit të opozitës edhe për pak kohë. 

Deri në seancën e radhës, kur me gjasë do ketë dalë ndonjë material i ri “shkencor” për rininë e përjetshme. Për të cilën folën edhe Putin me Xi në samitin e madh të Pekinit…. 

 

Next Post
Qëlloi dy herë por plumbat s’e kapën! Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjeve në Manzë

E plotë/“Far West”-i në Manzë me dy të rinj të vrarë, si ndodhi ngjarja pranë postës policore?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In