• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sa bëjmë një hap thuhet “ke hallin e babës”/ Sula: I kam dalë përballë Berishës, por nuk e kam hallin e tij

by Java News
01/11/2023 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Dashnor Sula thotë se PD-ja nuk ka hallin e Sali Berishës. Në një lidhje live për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, deputeti theksoi se beteja e tyre po bëhet për kërkesat që kanë parashtruar, që maxhoranca nuk i ka marrë parasysh dhe jo për betejën ligjore të Berishës.

“Që në fillim dua të jem i qartë ky burrë që po të flet, është ai që i ka dalë përballë Berishës për qëndrimin, sjelljen e tij dhe mënyrën se si ka drejtuar problemet në PD dhe të garantoj, zero nuk kemi hallin e Sali Berishës. Le ta dëgjojmë të gjithë qytetarët. Pajtohem me shqetësimin tënd dhe të qytetarëve shqiptarë, që kam thënë se 2022, 2023 dhe 2024 do të jenë tre vitet që politika në Shqipëri gjatë këtyre 33 viteve nuk ka ardhur drejt përmirësimit por drejt degradimit dhe këneta politike e korrupsionit ka filluar numërimi mbrapsht për politikanët në Shqipëri dhe këtë jam i lumtur si qytetar por edhe si një ish koleg i prokurorëve të SPAK dhe një ish profesionist i Prokurorisë së Përgjithshme dhe e di sa të vështirë e kanë punën.

Kjo që po bëjmë ne sot nuk ka nisur tani sepse çështja e Berishës ka një javë që ka dalë. E kemi nisur prej një muaji për korrupsionin dhe komisionet hetimore. Po kërkojmë komisione hetimore për sistemin TIMS, konfliktin e interesit, investitorët strategjikë për të nxjerrë në dritë dhe për të parë se ku është shkelur ligji. Ne nuk e dinim se do të vinte problemi i Berishës që e ka problem personal dhe po të garantoj, e ka pasur me të vërtetë, e kam dëgjuar me veshët e mi kur Berisha tha se nuk është çështja e juaja, por e imja personale, i cili do të përballet me drejtësinë.“, u shpreh Sula./m.j

Next Post
Revista turke “Arkeonews”: Teuta, mbretëresha e deteve, e cila sfidoi Romën

Revista turke “Arkeonews”: Teuta, mbretëresha e deteve, e cila sfidoi Romën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In