• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sa afron pranvera, çmenden politikanët tanë!

by Ben Andoni
19/02/2020 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse do të pyesësh një shqiptar të thjeshtë lidhur me përshtypjet për politikanët do të përgjigjet me indiferencë dhe një pjesë jo e vogël me neveri. Kjo klasë politike, vërtetë, zgjidhet nga shqiptarët por prej kohësh prej sistemeve të ngritura zgjedhore, nuk i përfaqëson më ata.

Një e tillë duket sot përfaqësimi i presidentit të vendit dhe thirrjet e tij për të ashtuquajturat ndryshime popullore. Është e pamundur të afrohet pranvera si stinë dhe politikanët të mos aktivizohen. Berisha, Nano, Berisha sërish, Rama, Meta, Basha dhe sërish Meta do mbahen mënd vetëm me ato që i bëjnë pranverave.  Për çdo vit, në këto 30 Vjet, pranvera nis me aksione politike. Përpjekja e madhe është për t’u identifikuar. Nuk ka rëndësi sesa kapacitet ke apo çfarë do afrosh për njerëzit, jo thjeshtë duhet të turbullosh. Por, ndërsa natyra e realizon ndryshimin prej një udhe të pagabueshme kozmogonike të planetit, politikanët tanë e bëjnë për të fituar pikët e munguara, gjatë Vjeshtës dhe Dimrit.

Askush nuk i ka penguar që gjatë mandateve të tyre, qoftë “ Të Majtët”, por edhe “Të Djathtët” të peshojnë me punën e tyre dhe të bëjnë jetën e njerëzve më të thjeshtë, por jo. Duhet të vij kundërshtari dhe pastaj të prishin gjithçka, të kundërshtojnë, duke e mbuluar me koperturë popullore… Në pranverë.

Një e tillë po duket me lëvizjen pa fizionomi të presidentit, që me shumë gjasa ka kohë që ka nisur të shqyrtohet. Si jo pak herë, zyra e tij, që i mungon klasi i komunikimit dhe respekti i etikës, tregoi skenarin e ri apo “Revolucionin Popullor” Nr. 2.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do të zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e “Gushtit të Shtetit”. Bëni durim! Dekretet do ti zbatojë populli shqiptar!”

Po a ka lëvizje pro-president veç mbështetësve të LSI, partisë së tij bazë dhe patericës së PD-së? Jo. Për fat të keq, tashmë nuk ka dhe administratë, sepse të dy partitë BIG po mundohen ta neutralizojnë rolin e saj.

…

Është radha e konstitucionalistëve të vërtetë të tregojnë e ta shpjegojnë këtë kaos qe po ndodh me presidentin, por fatkeqësisht edhe ata janë të ndarë, ashtu si është e ndarë gjithçka në këtë vend. E, megjithatë, një gjë është e pagabueshme: Politikanët tanë marrin kot në pranverë. Rasti i presidentit Ilir Meta e tregon më së miri këtë. (Javanews)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Seancë prove për të udhëhequr opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

February 12, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

February 12, 2026
Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

February 12, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In