Prokuroria e Tiranës ka firmosur 4 urdhër-arreste për infermieret e spitalit “Shqefqet Ndroqi”, të cilat janë ekzekutuar sot nga Policia.
Mësohet se këto arrestime lidhen me rastin e shfaqur në emisionin” Stop” në Tv Klan, ku pastruesja u merrte lekë pacientëve dhe i linte pa bukë e pa ujë.
Siç mësohet hetimet kanë zbuluar se në këtë ngjarje ka pasur dhe infermierë të përfshirë. Katër të arrestuarat e sotme janë sanitarja Rukie Hoxha dhe infermieret Mira Bushi, Sidorela Çela dhe Shyqyrie Koçi.
Ato janë prangosur në ambientet e spitalit Covid-2 ndërsa mësohet se emrat e tyre kanë dalë gjatë hetimit të Tire Alldervishit dhe inspektimit të telefonit të saj.
/a.r