• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ryshfeti 6 milionë lekë, në gjyq gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe 5 sekserët

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar akuzën dhe merr të pandehurin gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i akuzuar për “korrupsion pasiv…të gjyqtarëve…”. Ai akuzohet se ka marrë 600 mijë lekë të reja nga një person, palë në një proces gjyqësor civil që drejtohej prej tij.

Së bashku me gjyqtarin, Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar akuzën edhe biznesmenit Dritan Jazhexhiu dhe Novruz Gajdes, të akuzuar për “korrupsion aktiv të gjyqtarëve…”. Prokuroria ka thene se gjithashtu, është komunikuar akuza edhe për shtetasit Lejdon Hoxha, (i biri i gjyqtarit), i akuzuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; Altin Malaj, për veprën “Moskallëzim krimi”; dhe Gerald Hoxha, për veprën e “Deklarimeve të rreme…”.

Për këtë të fundit ka rezultuar se ka qenë në dijeni të veprimeve të mësipërme dhe ka deklaruar rrethana të rreme para oficerit të policisë gjyqësore.

Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar hetimet, në bazë të të cilave ka rezultuar se shtetasi Dritan Jazexhiu ishte në një proces gjyqësor civil, i cili zhvillohej në Gjykatën e Tiranës, nën drejtimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha. Jazexhiu, nëpërmjet shtetasit Altin Malaj, është njohur me të pandehurin Novruz Gajdja. Ky i fundit ka marrë përsipër që të ndërhynte te gjyqtari Ibrahim Hoxha, me qëllim që ai të jepte vendim gjyqësor në favor të tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbuluar se gjyqtari Hoxha ka kërkuar shumën 800 mijë lekë të reja, për të dhënë vendimin në favor të Dritan Jazexhiut. Sipas hetimit, është provuar se të pandehurit kishin rënë dakord që pjesa e parë e parave, prej 600 mijë lekë, të jepeshin një ditë para vendimit. Pjesa e mbetur e parave, 200 mijë lekë, do të jepeshin pas dhënies së vendimit.

Nga ndjekja në dinamikë e hetimit, rezultoi se në dt. 02.05.2016, i pandehuri Novruz Gajdja, bie dakord me gjyqtarin që të realizohej “shkëmbimi” i shumës 600 mijë lekë pasditen e asaj dite.

Të pandehurit kanë qenë nën vëzhgim nga Policia Gjyqësore, me urdhër të Prokurorisë. Pasditen e datës 02.05.2016, i pandehuri Novruz Gajdja, pasi kishte marrë shumën prej 600 mijë lekë nga Dritan Jazexhiu, takohet me djalin e gjyqtarit, Lejdon Hoxha, të cilit i dorëzon shumën e parave.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilët kanë realizuar arrestimin në flagrancë të shtetasve Lejdon Hoxha dhe Novruz Gajdja. Po në bazë të veprimeve hetimore në dinamikë, është realizuar edhe arrestimi i gjyqtarit, Ibrahim Hoxha dhe shtetasit Dritan Jazexhiu.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur shtetasit e mësipër, të cilët gjenden nën masat e sigurimit, si vijon:
1. Ibrahim Hoxha, “arrest në burg”
2. Dritan Jazexhiu, “arrest në burg”
3. Novruz Gajdja, “arrest në burg”
4. Lejdon Hoxha, “detyrim për t’u paraqitur”
5. Altin Malaj, në gjendje të lirë
6. Gerald Hoxha, në gjendje të lirë

ma.me

Next Post

Basha në Konventën e Demokratëve në Filadelfia, takime me senatorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 29, 2026
Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

July 29, 2026
Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

July 29, 2026
Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

July 29, 2026
Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

July 29, 2026
Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, arrestohet shqiptari. I gjenden drogë, 7 mijë euro cash dhe peshore

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, arrestohet shqiptari. I gjenden drogë, 7 mijë euro cash dhe peshore

July 29, 2026
Rezervati i zogjve shtegtarë i arkipelagut Changshan në Kinë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s

Rezervati i zogjve shtegtarë i arkipelagut Changshan në Kinë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s

July 29, 2026
Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

July 29, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Nëna Liza si anatomia e një proteste që kërkon t’ia nisim prapë nga e para

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com