• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ryshfeti 2 mijë euro, pezullohet gjyqtarja

by A R
03/02/2017 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pezullohet nga detyra gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila u filmua teksa merrte ryshfet.

Gjyqtarja E Elbasanit u pezullua pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “STOP” në TV Klan.

Shumën e parave ajo e merrte në këmbim të uljes së dënimit për një të dënuar.

Pas zbulimit dhe denoncimit publikisht të aferës korruptive, ku gjyqtarja e Elbasanit merrte ryshfet 2000 euro për uljen e dënimit të një personi, gjykata ka vendosur “pezullimin e saj nga detyra”.

gjyqtarja

Vendimi u mor sot, pas kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda, me të cilën u pajtua edhe vetë gjykata.

Kështu, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu, u pezullua në kuader të hetimit të nisur për veprën penale “korrupsioni pasiv i gjyqtareve….”, pas pamjeve filmike te transmetuara ne emisionin “Stop” ne Tv Klan.

Biseda e përgjuar 

Sekseri – E paska me 25?

Qytetari – Me 25 apo 26?

Oficeri – Me 25 e ka.

Qytetari – E sigurt?

Oficeri – Po, e pashë unë tani.

Seksesi – E pe, si kishte thënë mos i thuaj Sulos kishte thënë. A e dëgjove se çfarë tha, o burrë?Po më hyri në mes kuptohet, që do marri dhe ai do i thotë na edhe ti kaq.

Sekseri – Ky është shoku jonë.

Qytetari – Çfarë keni bërë, si ju kanë shkuar punët mirë?

Qytetari – Çfarë? Si i bëhet? E dyta ose e treta.

Oficeri – E treta, se tha nuk dimë gjë në çfarë faze është dhe kur të mbarojmë gjyqin, po e shoh.

Sekseri – Sa mund të zgjasë gjyqi?

Oficeri – Një çerek ore, njëzet minuta.

Oficeri – Jo, pot ha e bëj, mos…

Qytetari – Çfarë roli ke këtu ti tani?

Oficeri – Unë mbuloj Peqinin dhe mbuloj gjykatën.

Qytetari – Me të shoqërimit?

Oficeri – E… Ishte vjedhje, dhunë në familje, kundërshtim i forcave të policisë. Dhe ajo thotë, çfarë kërkojnë, që të paktën hë se nuk ke çfarë me i dhënë më tepër, të paktën gjashtë muaj, që t’i bëjë me gjithë këto shtesat. Ka ca klauzola, se janë tre vepra, vetëm kundërshtim i forcave të policisë, sa e ka? Dhuna në familje, një vit, vjedhja….

Qytetari – Çfarë mund të bëhet në këtë rast?

Oficeri – Pyet këtë sa ka, kur është arrestuar, sa ka bërë, që ta shohim.

Sekseri – Katër muaj e gjysmë.

Oficeri – I bie dhe 40 ditë burg.

Sekseri – Le t’i bëjë.

Oficeri – Dhe i bën mirë.

Sekseri – Me tre vepra penale qenka…shans i fundit.

Qytetari – Me një fjalë dhe për 40 ditë burg.

Oficeri – Të më thotë sa e ka?

Qytetari – Ok, mirë!

Sekseri – Dhe 40 ditë burg i bie me bërë.

Oficeri – Një muaj.

2

Oficeri – Dhe këtë seancë se qenka prokuroria në seminar tha, do shtyhet në seancën tjetër tha, mund të ekzekutohet. Po nuk ta nxjerr dot pa pesë muaj e dhjetë ditë.

Oficeri – Me vdek, s’kam çfarë të bëj, tha. Duhet t’i bëjë, që t’i heqë se janë tre vepra, tha.

Oficeri – Dhe 2000 euro tha, se jam vet i tretë, se vendos vetëm unë, tha.  Është edhe trupi gjykues.

Sekseri – 2000 euro nuk janë asgjë.

Oficeri – Po e bëj për ty, tha.

Sekseri – Kur i do ajo?

Qytetari – Gjatë javës, po mbaron punë me 2000 euro?

Oficeri – Po, po! Po tha ajo, i vë vulën të thashë unë.

Qytetari – Do shihemi.

Oficeri – Prapë është mirë. Të jesh në Tiranë, pa pesë mijë euro, e kam hëngër unë.

Qytetari – E ke hëngër ti?

Oficeri – Pesë mijë e kisha.

Sekseri – Tani ky do bëjë dhe sa i bie? Dhe dy muaj?

Oficeri – Ky ka bërë tre, i bie edhe dy muaj se do shtyhet gjyqi, se gati dhe dy javë i bie gjyqi.

Sekseri – Dhe ishalla nuk e ankimon ajo, prokurorja?

Oficeri – Po s’e besoj.

Sekseri – Mirë pra Behar, se shihemi në Tiranë.

4

Oficeri – Çfarë bëre mirë kalove? Tania jo nuk ka ardhur akoma, pot ë flasim për pjesën e prokurores, se ajo tha për pjesën e vet. Ta kryejë ajo. Se most ë na bëjë ankesë.

Qytetari – Brenda dhjetë ditëshm po thua me bërë ankesë?

Oficeri – Se ajo bisedoi me kolegët e vet, po me prokuroren, nuk qe atë ditë. Do bisedojë dhe ta bëjmë taman, mos ta lejmë te apeli, ta lirojë, pastaj kjo ta arrestojë… kështuqë, më mirë t’i mbyllim gjërat fiks, sesa…

Qytetari- Nejse, gjithsesi, në pjesën e kësaj, unë e mora me vete pjesën e kësaj dhe ja jap sot. Ky ta diskutojë avash-avash dhe kur të takohemi në Tiranë, pastaj… hajde shkojmë dy minuta te makina ime.

Oficeri – Ku e ke makinën, mos e ke në rrugë kryesore?

Qytetari – Jo në rrugicë, rrugicë, hajde lëvizim.

Oficeri – Ku e ke lënë makinën?

Qytetari- Në fund të gjykatës.

Oficeri – S’kam, ku ti mbaj në dorë, se bien në sy.

Qytetari- Jo ore, i ke në xhep, o burrë.

Oficeri – Po janë shumë o burrë, sa i ke, pesëdhjetëshe?

Qytetari – Pesëqindëshe.

Oficeri – Pesëqindshe, po!

Oficeri- Se mos na bën ndonjë gjë andej …, se na…

Qytetari – Po ik , or burrë.

Oficeri – Tek lokali, or burrë.

Qytetari – Si me ja bo për prokurorin o, shoku?

Oficeri – Do flas unë tani, do flas.  Po qe, se kam kohë, mos po ashtu, nesër do flas.

Qytetari – Pash zotin, derisa është muhabeti i sigurt, se s’kam ku me gjet lekë tjetër.

Oficeri – Hec ti, se unë po futem direkt, hajde!

Në pjesën e tretë të emisionit “STOP” gjyqtarja merr përsipër, që përveç vendimit të trupit gjykues, “ta rregullojë” edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bëjë rekurs. Gjyqi shtyhet, pasi prokurorja Ermira Tafani është pa qejf, por edhe zëvendësuesi Neritan Hoxha, nuk lëviz nga e njëjta skemë. Gjyqtarja Pajtime Fetahu thotë, se për prokurorinë duhen 1500 euro të tjera dhe i paraburgosuri Kristjan Leka shijon lirinë e blerë me valutë.

we

Qytetari – Ça tha ajo? A tha ndonjë gjë?

Oficeri – Po, mo, edhe me prokuroren llafosa, bjeri tha t’ia jap, ta mbyllim.

Qytetari – Sa?

Oficeri – Aq sa të thashë, 1500(euro).

Qytetari – 1500 euro.

Oficeri – Për sy të ballit, asigjo, e ke me mua, i ke gjërat.

Qytetari – Kur duhen? Duhen brenda kësaj jave?

Oficeri – Po, t’ia coj. Më mirë unë ta heq qafe. Që unë mos ta kem. Kurse me Verin merru vetë, e me mua mos ketë punë.

Qytetari – Jo, jo!

Oficeri – T’ia jap, t’ia coj asaj. Mbarojmë punë me atë. Dhe me atë e ke të garantuar…, mos e ki…, s’ka ndonjë problem….

Qytetari – E kuptova atë pjesë. Po prokurorja çfarë kishte kërkuar?

Oficeri- Po prokurorja, ajo foli, ajo.

Qytetari – Nejse, çfarë ka kërkuar ajo, si ta quajmë, a ka mundësi, apo s’ka…

Oficeri – Jo, jo! Po duhet me e bërë. E mbyllim këtu ne. S’ka as apel, asgjë më, prandaj i kërkoi aq ajo.

Qytetari –Me një fjalë e ka dhënë atë?

Oficeri – Po, po!

Qytetari – Ç’a? Për ç’a dënohet? Se nuk e di.

Oficeri – Mbaro punë me të. Bjer këtë kafen e saj, siç më ka thënë, unë ia dhashë asaj direkt, s’kam qejf t’i mbaj gjërat, o burrë.

Edhe është e mbyllur.

Qytetari – U kry.

Oficeri – Në i paç sot mirë, s’i pate sot, nesër…

Qytetari – Gjatë javës vij e të takoj në Elbasan.

Qytetari – Hajde shkojmë te makina ime dy minuta.

Oficeri – Si e kalove?

Qytetari – Mirë!

Oficeri – Çfarë bëre?

Qytetari – Merri 1500 euro për atë. Kur e kanë lënë datën e gjyqit?

Oficeri – Me 8.

Qytetari – Me 8?

Oficeri – Po.

Qytetari – Me një fjalë për dhjetë ditë.

A thua do dali o burrë, apo çfarë do bëhet?

Oficeri – Po, po, o burrë, po.

trh

Qytetari – Përshëndetje!

Gjyqtarja- Përshëndetje! Një sekondë. Po, tani po.

Qytetari – Kristjan Leka.

Gjyqtarja- Kristjan Leka.

Qytetari – Kur e ka seancën e gjyqit?

Sekretarja- Kristjan Leka s’ka fare, Klodian Leka, ndoshta.

Qytetari- Po.

Gjyqtarja – Klodian Leka, datë 25, në ora 9:00, të martën. Kush je ti?

Qytetari – Vëllai i tij.

Gjyqtarja- Ik! Me datë 25, ora 9:00.

Qytetari – Fole gjë me Beharin?

Gjyqtarja- Ik!

Qytetari- Në rregull.

Gjyqtarja- Ik, tani!

Qytetari- Shumë faleminderit!

Qytetari –  Si kaluat? Mund të bisedojmë pak, të lutem? Vëllai i Klodjan Lekës.

Gjyqtarja – Ik, tani ik! Kemi gjyqin përfundimisht seancën që vjen, hajde tani, vëllai i Klodjanit… nuk… nuk mungoj, ç’ke?

Qytetari – Thjesht afatet kohore, se po bën shtatë muaj brenda. Si llogariten?

Gjyqtarja – Shtatë muaj brënda, llogariten me kohën, sa ka vuajtur me 1.5. Ka tre vepra penale, një më e vogla është një vit burg. Mund të thithen të gjitha, mund të vihet në minimum, mund të ketë më shumë dënim, por predispozicioni është pozitiv. Ik tani!

Qytetari – Ok edhe për prokuroren?

Gjyqtarja -Ditën e mirë! Çfarë të na dali në gjyq.

Qytetari -Shumë faleminderit!

Gjyqtarja – Hajde!

Qytetarja – Më falni! Doja të pyesja, se jam një e afërmja e K…. L……. Kur e ka gjyqin? Sot?

Gjyqtarja – Për atë, po diskutoja. Prokurorja është e sëmurë dhe e mora në telefon dhe mund të vijë. Dhe në ca momenti do vijë, nuk e di.

Qytetarja – S’ka një orar domethënë?

Gjyqtarja – S’ka një orar, se është me raport dhe është me hernie diskale. Dhe s’lëviz dot. Po, do dal një moment, tha. Se e ka thirr dhe Prokurori i Rrethit (Elbasan) edhe me dashamirësinë, për të mbaruar gjyqin e K… L….. Mirë?

Qytetarja – Faleminderit!

Gjyqtarja – Edhe shtyrja deri sot, ka qenë në favor, sepse i ka ec njëcikë paraburgimi… edhe të shikojmë. Me predispozicionin, për të mbaruar.

Qytetarja – Të dukem më vonë?

Gjyqtarja – Nga je ti? Këtu nga Elbasani?

Qytetarja – Po, po.

Gjyqtarja – Atëhere ik, hajde nga ora 2- 3 të shofësh. Të marrësh vesh, ç’a u bë. Me predispozicionin, për t’u bërë gjyqi, për t’u përfunduar. Mirë?

Qytetarja – Faleminderit.

Gjyqtarja – Hajde! Në datën 16 themi, se do ta mbyllim atë.

Qytetarja – S’u bë gjë sot?

Gjyqtarja – Se prokurorja është me hernie diskale dhe s’luan dot nga vendi, ndaj s’erdhi. Dhe unë e kam caktuar shumë shpejt, për 4-5 ditë. Jo për 2 javë e për 3 javë dhe ka mundësi do zëvendësohet prokurori, që të mos humbasim datën 16. Dakord?

Qytetarja – Do zëvendësohet prokurori?

Gjyqtarja – Po, po. Do zëvendësohet… është tjetri, pa problem. Datë 16, ora 11 e gjysmë.

Qytetarja – Faleminderit!

Next Post
Turi i takimeve të ambasadorit Lu, bisedë disa minuta me Kodhelin

Turi i takimeve të ambasadorit Lu, bisedë disa minuta me Kodhelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

February 8, 2026
Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

February 8, 2026
Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In