• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ryshfeti 18 mijë euro/ Deklaratat e prokurorit Ardian Braho përpara kolegëve

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori Ardian Braho ka mohur akuzat lidhur me video-skandalin ku në emër të tij, oficeri Fatos Lushi i mori një qytetari 18 mijë euro ryshfet.

“Nuk kam asnjë lidhje me 18 mijë eurot e marra nga oficeri Fatos Lushi në videon e publikuar në media. Oficeri ka përdorur emrin tim pa dijeninë time dhe për këtë arsye kërkoj të hetohet gjithçka, të dalë e vërteta dhe të mbajë përgjegjësi sipas ligjeve në fuqi çdokush që është implikuar”.

Me këto fjalë u është drejtuar kolegëve të tij të Krimeve të Rënda prokurori i pezulluar nga detyra, Ardian Braho, raporton “Panorama”.

Ai është marrë në pyetje në një seancë maratonë te Krimet e Rënda në lidhje me videon, ku oficeri Fatos Lushi merr 18 mijë euro nga një biznesmen. Mbrëmjen e së mërkurës, menjëherë pas publikimit të videos në emisionin stop në TV Klan, Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi hetimet për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të Drejtësisë”.

Dy oficerë të hetimit të Krimeve të Rënda shkuan në zyrën e Ardian Brahos e Fatos Lushit në Prokurorinë e Tiranës, dhe sekuestruan dokumentet që gjetën aty në lidhje me dosjen e 150 mijë eurove të sekuestruara shtetasit Gani Manollari.

Pas këtij hetimi të nisur, rreth mesnatës, prokurori Ardian Braho është paraqitur vullnetarisht te Krimet e Rënda ku ka punuar edhe vetë disa vite më parë. Ai ka deklaruar se ishte në dispozicion të hetimit, i gatshëm për të dhënë shpjegime në lidhje me videon e bërë publike.

Ajo çka ka ndodhur më pas është mbajtur sekret, por mësohet se pas paraqitjes në Prokurori, Braho ka dhënë shpjegime deri pas mesnatës të së mërkurë për të vazhduar ditën e djeshme që në orët e mëngjesit.

Prokurorët Klodian Braho dhe Manjola Kajana kanë mbajtur “në izolim” kolegun e tyre deri dje rreth orës 17:00. Në këtë orë, prokurori Ardian Braho mësohet se ka lënë zyrat e Prokurorisë për t’u kthyer në banesën e tij. Gjatë dëshmisë në Prokurori ai është shprehur i gatshëm për çdo verifikim, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet që janë bërë ndaj tij.

ma.me

Next Post
Policia ndjek trafikantët, gjen 200 kg marijuanë në një shtëpi të braktisur, 2 në pranga

Policia ndjek trafikantët, gjen 200 kg marijuanë në një shtëpi të braktisur, 2 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In