• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia ndjek trafikantët, gjen 200 kg marijuanë në një shtëpi të braktisur, 2 në pranga

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka sekuestruar 200 kg marijuanë gjatë një operacioni në fshatin Mallkeq, ku janë gjetur edhe armë e municione. Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është vënë në ndjekje të 2 trafikantëve, të identifikuar si Çoban Tozaj, 49 vjeç, banues në fshatin Mallkeq dhe Mateos Bregu, 24 vjeç, banues në fshatin Kocul.

Gjatë ndjekjes së autorëve ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre në flagrancë në një banesë të braktisur pranë fshatit Mallkeq.Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit Çoban Tozaj, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” me peshë totale prej 200 kg (kilogram).
Tozaj dhe Bregu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim trafikimin e lëndës narkotike drejt shtetit italian.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 200 kg lëndë narkotike “Marijuanë”,
– 2 armë zjarri “Automatik-model 56”,
– 4 krehër të mbushur me fishekë,
– 300 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

ma.me

Next Post
Kerry: Shumë afër pezullimit të bashkëpunimit me Rusinë në Siri

Kerry: Shumë afër pezullimit të bashkëpunimit me Rusinë në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com