• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Ryshfete 350 mijë euro në Afrikë për të tërhequr njohjet e Kosovës”, skandali i rëndë zbardhet nga Behgjet Pacolli

by Java News
27/08/2019 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka publikuar disa të dhëna mbi fushatën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

350 mijë euro është shifra që raportohet se Qeveria e Serbisë ka paguar tek zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Republikës Qendrore Afrikane, që ky shtet të tërheqë njohjen e Republikës së Kosovës.

Është Vladimir Cizelj personi që, sipas mediave, është ngarkuar nga Beogradi për fushatën për tërheqjen e njohjeve.

Ai njihet edhe si këshilltar i Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Qëllimi është që numri i shteteve që njohin Kosovën të jetë më pak se gjysma e anëtarëve të OKB-së.

Republika Qendrore Afrikane e ka njohur pavarësinë më 22 korrik të 2011-ës, ndërsa në fund të muajit korrik të këtij viti, Daçiç deklaroi se shteti afrikan ishte tërhequr nga vendimi.

Ka patur dyshime mbi letrat e “mosnjohjes” që disa shtete, kryesisht afrikane, kanë lëshuar në mënyrë të papritur.

Ka patur raste kur letrat kanë qenë identike dhe madje edhe me të njëjtat gabime në tekst.

“Kosova do të marrë masa për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj”, – është shprehur ministri Pacolli.

Janë të paktën 13 shtete për të cilat Ivica Daçiç ka deklaruar se janë tërhequr nga njohja e Kosovës.

Por shpesh herë deklarimet e tij janë hedhur poshtë, si dhe ka patur raste kur ministrat e Jashtëm që kanë marrë vendimin e tërheqjes janë shkarkuar nën dyshimet e korrupsionit. /l.m

Next Post
Parashikimi i Horoskopit ditor, E Hënë më 22 janar 2018

Horoskopi ditor, e mërkurë 28 gusht 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com