• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ruzhdi Arishta paralajmëroi vrasjen dy muaj më parë

by
07/10/2015 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte një krim gati në kufijtë e një paralajmërimi, por askush nuk e mori seriozisht 52-vjeçarin me probleme mendore, Ruzhi Aishta.

Dy muaj para se të plagoste fqinjin dhe më pas vriste edhe komandantin e FNSH-së, ai kishte paralajmëruar se do ta vriste 21-vjeçarin fqinj pasi i kishte vjedhur specat, rrobat apo edhe i kishte hedhur helm në shtëpi, raporton “Mapo”

Thënie që pak ia vunë veshin, duke menduar se gjithçka e thoshte sepse nuk ishte në gjendje që të gjykonte drejt, për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Por dita e 2 tetorit ishte krejt e paparashikuar dhe solli një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në fshatin Oblik të Shkodrës.

Aishta tashmë e kishte vendosur të mos e lëshonte armën nga duart dhe fillimisht qëlloi mbi fqinjin 21-vjeçar dhe më pas nuk hezitoi edhe të vriste kreun e FNSH-së, Simon Gjeta.

Nga të dhënat hetimore mësohet se Gjeta tentoi të shihte brenda shtëpisë së të kërkuarit, pasi dyshohej se mund të ishte larguar sepse nuk iu përgjigj asnjë thirrjeje të policisë.

Por zanafilla e konfliktit mes fqinjëve, që çoi edhe në vrasjen më pas të nënkomisarit Gjeta dhe të ekzekutorit të tij Aishta, kishte nisur kohë më parë. Nëna e Besmir Sherbelës, 21-vjeçarit të plagosur, ka treguar gjithë konfliktin dhe më pas për ditën e ngjarjes.

“Djalin ynë shihte punën e vet, kur një ditë ai i thotë burrit ‘djali juaj më ka hedhur helm në shtëpi’. Jo, i tha burri. Por ai insistoi duke thënë ‘kam pushkë, do të ta vrasë djalin’. Pastaj erdhi dhe tha se djali i kishte vjedhur specat. ‘Po ç’nevojë ka djali im të vjedhë specat e tu?’- i tha sërish burri”, rrëfen Fatmira Sherbela.

Kaq ka qenë biseda e parë dhe më pas gjendja shkoi tej parashikimeve. Për të ardhur në pasditen e 2 tetorit, kur vendosi të merrte armën dhe vinte në plan qëllimin që kishte për ekzekutimin e fqinjit të ri.

Fatmira Sherbela tregon se atë ditë të ngjarjes kishin një gosti familjare dhe Besmiri sapo doli te dera për të blerë disa pije u qëllua me automatik pa bërë asnjë debat, ose paralajmërim.

Next Post

Ndeshja me Serbinë, reagojnë Ballistët: Shqipëria e pabesë...s'do 'luftëtarë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com