• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rutina Meta-Basha, dhe “uragani” Rama

by Artur Ajazi
19/07/2020 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pavarsisht lëvizjeve të shpeshta, për të krijuar zhvendosje dhe tendosje politike, duket se axhenda e dyshes Meta-Basha, nuk del nga rutina e zakonshme. Duket se as takimet në sallën e madhe (ku priten zakonisht kryeministrat dhe presidentët) të Presidencës, dhe as “vizitat” në banesën e kreut të shtetit, nuk mund të zgjatojnë dhe imponojnë tek shumica qeverisëse synimet e Metës dhe Bashës, për të mbajtur nën presion Kuvendin, apo ndoshta edhe për të hedhur poshtë marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ajo do të miratohet nga ligjvënësit, pasi ky është vullneti i shumicës qeverisës dhe faktorit ndërkombëtar. Por ajo që bie në sy, mbetet r utina, plogështia, dhe mosbesimi në forcat e tyre politike, të dyshes Meta-Basha, përballë uraganit Rama. Kryeministri ka qenë dhe mbetet i njëjtë në qëndrimet dhe parimet e veta, duke i qëndruar konseguent deklaratave të tij, mbi marrëveshjen e 5 Qershorit, apo dhe listave të hapura.

Brënda 4-5 ditëve, Meta dhe Basha janë takuar dy herë mes tyre, njëherë në “sallën ovale” në Presidencë, dhe takimi i fundit, nga ku kreu i shtetit ka postuar edhe foto, ka qenë në banesën e tij. Ata po “rrahin mendime” dhe po shtrydhin mëndjen e tyre të lodhur, për të gjetur një mundësi dhe rrugëdalje, për ti bërë ballë Edi Ramës, duke synuar të “trazojnë më shumë situatën e ndezur”.

Ftesa e kryeministrit dhe dakortësia e tij për të qenë vetë i pranishëm në mbledhjen e të hënës në Këshillin Politik, ndoshta ishte e papritur për Lulzim Bashën, aq më tepër për Ilir Metën. Askush nga ata nuk e priste, që i paparashikueshmi Rama, të propozonte i pari, që në takimin e ardhshëm të Këshillit Politik, ku do të diskutohet mbi listat e hapura dhe koalicionet, të ishte edhe vetë prezent. Por ndërkohë që Edi Rama, vendos të jetë i pranishëm përballë treshes së ish-opozitës në Këshillin Politik, duke mos patur kompleksime dhe duke patur kurajon qytetare të një politikani të përgjegjshëm, në kampin tjetër, dy konkuruesit e heshtur për “kreun e opozitës”, takohen në banesën e Metës, për të kullandrisur mysybetet e vjetra.

Lulzim Basha dhe Ilir Meta, e kanë të pamundur të përballen me Edi Ramën, e kanë të pamundur të garojnë në fushata elektorale me Edi Ramën, e kanë të pamundur të bindin me argumenta kundërshtimet e tyre, pasi hileja tani ka marrë “erë” të keqe. Ata nuk mund të mohojnë dhe prishin marrëveshjen e 5

Qershorit, ata nuk mund të dalin mbi Parlamentin, mbi faktorin ndërkombëtar, ata nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e vendit, pasi ata nuk mund të përballen me uraganin Rama.Dërgimi i Gazit në mbledhjen e të hënës të Këshillit Politik përballë Edi Ramës, nuk është mungesë serioziteti më shumë se, një trembje e pakushtëzuar e Lulzimit, i cili “shpëtimin” e tij politik, nuk dihet pse po e shikon tek Meta, dhe jo tek potencialet dhe kredencialet e veta politike, pavarsisht të zgërlaqura në maksimum.

Next Post
“Pandemia ka hyrë në një fazë të re dhe shumë të rrezikshme”/ Paralajmërimi i OBSH: Tani duhet kujdes

Shkon 605,619 numri i viktima në botë, mbi 14 mln të infektuar/ Meksika s'gjen qetësi, Rusia përballet me raste të shumta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In