• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RUSSIA 2018/ Franca e Argjentina zbresin sot në fushë, janë dy nga pretendentët kryesorë për kupën

by Java News
16/06/2018 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e tretë e Kupës së Botës është paksa e veçanta pasi në të janë programuar për t’u luajtur 4 ndeshje. Sot do të luajnë ndeshjet e tyre të para Grupet C dhe D. Dy nga ekipet pretendente për të fituar këtë Kampionat Botëror, Franca e Argjentina luajnë sot ndeshjet e tyre të para në këtë kompeticion.

Në letër të dyja duket sikur kanë sfida të lehta, pasi francezët përballen me Australinë, ndërsa argjeninasit me Islandën, por historiku i Botërorëve është i mbushur plot supriza të hidhura të favoritëve në ndeshejt e tyre të para. Dy ndeshjet e tjera të ditës Peru-Danimarkë dhe Kroaci-Nigeri janë më të balancuara ndaj në to nuk mund të flitet për favoritë.

Argjentina e Messi-t përballë Islandës entuziaste
Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Argjentinës dhe Islandës që do të luajnë kundër njëra-tjetrës. Argjentina e 44 milionë banorëve do përballet me Islandën me 350 mijë banorë. Argjentina i mbylli në vendin e tretë eliminatoret e zonës së Amerikës Latine, por iu desh të priste deri në raundin e fundit të ndeshjeve për të siguruar një vend në Botërorin e Rusisë falë të tre golave të shënuar nga Lionel Messi ndaj Ekuadordit.

Ndeshjet miqësore nuk shkuan edhe aq mirë për Argjentinën, që u turpërua 4-2 nga Nigeria dhe 6-1 nga Spanja, e mori pak ngushëllim me fitoren 2-0 ndaj Italisë. Argjentina është dy herë fituese e Kupës së Botës, pesë herë finaliste e Botëtorit. Me një superyll si Lionel Messi në përbërje dhe një mori yjesh të tjerë si Aguero, Higuain, Dybala, Di Maria etj padyshim që argjentinasit mbeten ndër favoritët për të fituar këtë Botëror edhe pse problemet e ditëve të fundit kanë ngritur disa pikëpyetje. Disa dëmtime titullarësh si dhe akuzat për nagcmim seksual ndaj trajnerit Jorge Sampaoli kanë trazuar klimën në ambientin e argjeninasve.

Gjithsesi ky Botëror është mundësia e fundit e Messit që të fitojë këtë trofe aq të dëshiruar që do ta barazonte atë me Maradonën mitik, ndaj edhe ky fiksim i “Pleshtit” do të jetë motori i Argjentinës. Islanda ka lënë një përshtypje shumë të mirë në eliminatoret, ku e doli e para në grup duke lënë pas Kroacinë. Ata bazohen te një mbrojtje e fortë, vetëm 7 gola të pësuar në 10 ndeshje eliminatore. Gjithsesi në miqësore nuk kanë lënë një përshtypje të mirë duke pësuar 11 gola në 4 ndeshjet e fundit. Islanda ka pësuar 2+ gola në katër ndeshjet e fundit dhe pëson të paktën një gol në tetë ndeshjet e fundit. Në Kupën e Botës 2014, 5 nga 7 ndeshjet e fundit të Argjentinës, që u mposht në finale, kanë qenë poshtë 1.5 golave.

Kroacia-Nigeri, fitorja objektivi kryesor
Kur ke në grup Argjentinën e yjeve dhe Islandën e hekurt atëherë një ndeshje e tillë duhet fituar medoemos për të pasur shanse për kualifikim. Në stadiumin e Kalingradit, Kroacia ndeshet me Nogerinë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të Rusi 2018, e para mes këtyre dy vendeve në histori. Kroacia e nisi këtë sfidë si favorite, por gjithashtu ka humbur në miqësoret ndaj Perusë dhe Brazilit, të dyja 0-2 dhe ka fituar 1-0 ndaj Meksikës dhe 2-1 ndaj Senegalit.

Nigeria i ka humbur të gjitha ndeshjet e para që nga Botërori 2002. Afrikanët nuk kanë fituar në asnjë nga katër ndeshjet e fundit duke pësuar disfata edhe ndaj ekipeve europiane si Anglia, Serbia dhe Republika Çeke. 9 nga 10 ndeshjet e fundit të Kroacisë kanë prodhuar më pak se 10 gola. Kroatët nuk kanë humbur kurrë ndaj një ekipi nga Afrika. Në pesë ndeshje kanë fituar tre dhe barazuar dy, ndërsa Nigeria ka humbur në tre nga katër ndeshjet e fundit me kundërshtarë europianë.

Franca e yjeve sfidohet nga Australia
Franca e Deschamps është padyshim një nga favoritet për të trumfuar në këtë kompeticion. Me yje si Pogba, Griezmann, Mbappe e shumë të tjerë duket sikur ndeshja e sotme ndaj Australisë do të jetë thjeshtë një stërvitje. Në Kazan Arena luhet që në orën 12.00 midis Francës e Australisë. Dy ekipet janë ndeshur 5 herë gjithsej me ndeshjen e fundit në 11 tetor 2013, një miqësore të fituar 6-0 nga francezët. Didier Deschamps ka deklaruar para ndeshjes se është paksa skeptik për Australinë, pasi trajneri i ri i “kangurëve” Bert van Marëijk e ka ndryshuar mënyrën e tyre të lojës ndaj i ka kërkuar kujdes skuadrës.

Peru-Danimarkë, sfida për kualifikim
Peru do të rikthehet në Kupën e Botës për herë të parë pas 36 vitesh dhe ndeshjen e parë do ta luajë përballë Danimarkës. Në momentin që Franca konsiderohet si favorite për ta mbyllur grupin në vendin e parë, kjo përballje do të jetë vendimtare për kualifikimin, në Grupin C. Të besuarit e Ricardo Gareca nuk mund të vijnë në formë më të mirë me 15 ndeshje pa humbje në të gjitha veprimtaritë, 10 fitore dhe 5 barazime.

Ata e mbyllën në vendin e pesë grupin eliminator dhe u ndeshën në “play off” me Zelandën e Re, ku siguruan kualifikimin për në Rusi. Ndërkohë, Danimarka i mbylli përgatitjet për Kupën e Botës me katër ndeshje pa humbje, në total ka humbur vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e fundit. Gjithsesi, danezët nuk kanë luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit jashtë fushe ku kanë humbur dy nga tre të fundit, pa fituar asnjë.

Kjo do të jetë sfida e parë në histori mes këtyre dy ekipeve. Pjesa më e madhe e shpresave të Danimarkës do të jetë bazuar te Christian Eriksen. “Fantazisti” i Tottenham ka shënuar dhjetë gola në fushatën eliminatore, 22 gola gjithsej në 78 ndeshje me kombëtaren nordike.

Next Post
Fakte të rëndësishme për të drejtat e azilit në BE

Fakte të rëndësishme për të drejtat e azilit në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In