• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia zgjeron sferën e ndikimit në botë

by Java News
18/02/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që administrata Trump ende nuk e ka ndërtuar platformën e politikës së saj të jashtme, përparësitë dhe personelin, Rusia duket se e ka zgjeruar sferën dikur të tkurrur të ndikimit, duke shfrytëzuar të çarat në praninë amerikane në arenën ndërkombëtare.

Fjala është për një përpjekje globale, ku udhëheqësi rus Vladimir Putin ka përdorur muskujt në vende si Ukraina dhe Siria dhe ka tentuar të joshë aleatë të mundshëm, nga të cilët ai shpreson se do të nxjerrë përfitime më vonë. Fokusi është tek vendet që kanë lidhje të lëkundura me Ëashingtonin, që zënë pozita strategjike ose që kanë burime të bollshme natyrore.

 

Një çështje kyçe është se si do të zhvillohen marrëdhëniet e Putinit me presidentin ri Donald Trump. A mundet që dy këto personalitete të jenë aleatë kundër armiqve të përbashkët, si Shteti Islamik, çka mund të shoqërohej me një epokë të re bashkëpunimi? A do të ishte e mundur të kapërceheshin mosbesimi dhe armiqësia e madhe e akumuluar gjatë Luftës së Ftohtë? Dhe, a do të kenë pasoja afatgjatë përpjekjet që bëri Rusia për të mbështetur fushatën zgjedhore të zotit Trump?

Ndikimi i Rusisë, e cila rivalizonte me Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë, u zbeh në mënyrë dramatike pas rënies së komunizmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Por, nën Putinin, Moska është përpjekur të kthehet në rolin e mëparshëm, me një aktivitet që shtrihet nga Deti i Veriut deri në Antarktidë.

Në nismën e saj të re, Rusia po përpiqet të luajë rol në Afganistan dhe ta transformojë veten në paqebërëse, nga luftënxitësja e dikurshme gjatë pushtimit të dështuar të këtij vendi që zgjati një dekadë.

Analistët e çështjeve afgane thonë se Moska synon të luajë një rol më aktiv afër kufijve të saj, pas veprimet në Siri.

Rusia është akuzuar për ndërhyrje politike kudo në Ballkan, ku siç thuhet u është kundërvënë interesave amerikane, duke i sabotuar ato në disa raste.

Rusia ka kultivuar gjithashtu marrëdhënie me Libinë, gjë që mund të çojë ose në një bashkëpunim me Uashingtonin, ose të shndërrohet në një pikë konflikti, përgatiti VoA. (b.an)

Next Post
Mark Crawford: Pa zbatimin e Reformës në Drejtësi mos prisni investime amerikane

Mark Crawford: Pa zbatimin e Reformës në Drejtësi mos prisni investime amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In