• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rusia vuan pasojat e embargos ndaj prezervativëve

by Java News
15/08/2015 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia vazhdon ta ashpërsojë zënkën e saj me fuqitë perëndimore për shkak të konfliktit në Ukrainë. Ilustrimi i fundit i kësaj është ndalesa për të importuar prezervativë të huaj, e shpallur javën e kaluar nga Ministria ruse e Industrisë dhe e Punës.

Sipas Genadi Onishchenko, ish-udhëheqës i Shërbimit Sanitar rus, i njohur për qëndrime kundërthënëse, ky vendim “nuk ka kurrgjë të bëjë me shëndetin” dhe efekti i saj i vetëm është se “do t’i bëjë njerëzit më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm në zgjedhjen e partnerit”. Po ashtu, te ky vendim ai sheh një përparësi – rivitalizimin e demografisë ruse.

Po ashtu, fashat dhe patericat janë në listën e gjërave ndaj të cilave Rusia ka vendosur embargo.

Ndonëse problem i vogël, vendimi vjen në kohën kur numri i personave të kontaminuar nga sida nuk ndalet së rrituri në Rusi. Afro 2 milionë persona rrezikojnë të preken nga sëmundja në pesë vitet e ardhshme, shkruan “The Guardian”. Sipas Vadim Pokrovskiy, shef i Qendrës Kombëtare ruse për SIDA-n, afro 90.000 janë prekur virusi më 2014, për dallim nga 3.000 në Gjermani, një prej vendeve me më së paku raste në Evropë. Ai vë theksin sidomos te vlerat konservatore të përqafuara nga Qeveria e presidentit rus, Vladimir Putin, në pesë vjetët e kaluara.

Por, ajo që e shqetëson Vadim Pokrovskiyn nuk është kufizimi ndaj importit të prezervativëve të huaj, të cilët janë shumë të shtrenjtë për shumicën e studentëve ose personave me të ardhura të ulëta. Sipas tij, problem do të jetë çmimi në përgjithësi i prezervativëve, dhe ai druan nga mungesa e prezervativëve me çmim të përballueshëm për shumicën e përdoruesve. I cituar nga “The Moscow Times”, ai thotë se “nëse një student do të vihet përballë zgjedhjes: të blejë një birrë apo një prezervativ, ai do të blejë birrë, sepse është më lirë”. /Zëri/

Next Post

'Zhduket' Genta Ismaili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com