• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia vendos raketa bërthamore në enklavën mes Polonisë dhe Lituanisë

by Aalison Pearse Stevens
09/10/2016 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia duket se e ka seriozisht qasjen e saj për të rihapur luftën e ftohtë me Perëndimin. Këtë e tregon fakti se Moska ka vendosur raketa bërthamore “Iskander” në rajonin më perëndimor rus, Kaliningrad, që është në kufi me Poloninë dhe Lituaninë, vende të NATO-s.

Autoritetet në Poloni kanë reaguar duke deklaruar se kjo lëvizje e Kremlinit përbën shqetësimin më të thellë të tyre, duke shtuar se po e monitorojnë nga afër situatën.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ky zhvillim është pjesë e një stërvitjeje ushtarake, që është kryer edhe më parë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë hasur në intensifikimin e mosmarrëveshjeve me Rusinë kohët e fundit, në veçanti për Sirinë dhe Krimenë.

Kaliningradi është enklava ruse që ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë. Sistemi i raketave “Iskander” ka një reze prej 700 kilometrash dhe mund të arrijë kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz i cilësoi veprimet e Rusisë si “shumë alarmante”. Ndërsa një zyrtar i shërbimeve sekrete amerikane tha për agjencinë “Reuters” se lëvizja mund të jetë shprehje e pakënaqësisë së Moskës ndaj NATO-s.

Aleanca e atlantikut të Veriut po rrit praninë e saj në Poloni, Lituan, Letoni dhe Estoni duke dërguar 4 batalione vitin e ardhshëm. Por zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov deklaroi se vendosja e raketave “nuk është e jashtëzakonshme”, përgatiti Zeri. (b.an)

Next Post
Thirrja e kapitenit Agolli: Të kapërcejmë vetveten

Thirrja e kapitenit Agolli: Të kapërcejmë vetveten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In