Ushtria ruse godet pikat strategjike të Ukrainës.
Ditën e sotme u godit me raketa aeroporti i qytetit lindor të Ukrainës, Dnipro.
Teksa lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës shtetërore rajonale të Dnipropetrovsk, ai thotë se nga bombardimi ka pasur “shkatërrim masiv”.
“Natën armiku sulmoi aeroportin në Dnipro. Dy sulme me raketa”, ka shkruar ai në Telegram.
“Pista u shkatërrua. Terminali u dëmtua. Shkatërrim masiv.”- ndërkohë që ka vijuar më tej.
Ndër të tjera kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka patur sulme masive në qendrat e banuara në Kiev me raketa, teksa deri më tani nuk është raportuar asnjë civil i lënduar apo i vdekur.
/a.r