• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia sulmon Kievin me dronë, raportohet për një viktimë dhe katër të plagosur

by A R
13/07/2023 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga sulmet pasi forcat ruse shënjestruan Kievin me breshëri dronësh Shahed të prodhuar nga Irani, në orët e para të së enjtes, njoftuan zyrtarë të administratës së Kievit.

Përveç viktimave në njerëz, edhe ndërtesat në disa zona u dëmtuan.

Shpërthime u dëgjuan në pjesë të ndryshme të Kievit, teksa mbetjet e dronëve të rrëzuar ranë në katër lagje të kryeqytetit ukrainas, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia gjuajti gjithsej 20 dronë, kryesisht në rajonin e Kievit, dhe bëri të ditur se të gjithë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Në Ukrainën perëndimore u raportua se një raketë lundrimi u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.

“Ne vlerësojmë punën e përpiktë të forcave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, shkroi administrata rajonale në Telegram.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ekipet e shpëtimit kanë shuar zjarrin në një pallat banimi 16-katësh. Mbetjet e dronëve të rrëzuar gjithashtu dëmtuan fasadën e një pallati 25-katësh, shkroi ministria.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, deklaroi se dhjetëra dronë të prodhuar nga Irani u rrëzuan me sukses mbi kryeqytet gjatë së njëjtës natë.

Këto sulme shënuan natën e tretë radhazi të sulmeve me dronë dhe raketa të nisura nga Rusia në Ukrainë.

Siç raportoi kryebashiaku i Kievit, Vitali Klitschko, shpërthimet u regjistruan në lagjet Solomianski, Shevçenkivski, Podilski dhe Darnitski.

Ai bëri të ditur se dy persona u shtruan në spital në rrethin Darnitski, dhe dy të tjerë në rrethin Shevçenkivski.

Sipas ushtrisë ukrainase, dronët iranianë të lëshuar nga ushtria ruse hynë në kryeqytet nga drejtime të ndryshme.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, zjarri është shuar në të gjitha vatrat e shpërthimit dhe në vendngjarje kanë punuar 95 ekipe shpëtimi.

Raportohet se sirenat e alarmeve u lëshuan në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën.

/a.r

Next Post
Hetimi për inceneratorin e Fierit, Baftjar Zeqaj: S’jam takuar kurrë me Ahmetajn, e kam thjesht shok partie

Hetimi për inceneratorin e Fierit, Baftjar Zeqaj: S'jam takuar kurrë me Ahmetajn, e kam thjesht shok partie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In