• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rusia po përdor Ballkanin”, politologët amerikanë: Gabuam që u larguam nga rajoni!

by A R
09/06/2018 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veteranë të politikës amerikane në Ballkan i janë kthyer sërish Ballkanit. Interesat e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor janë interesa në çështjet e sigurisë, në çështjet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike.

“Ne pamë që ka qenë gabim që u larguam nga Ballkani. Ky raport është një nga punët që tregon se ne duam të riangazhohemi në Ballkan, sepse problemet atje janë të pranishme”, thotë Cameron Munter, drejtor i Institutit EastWest, nö lidhje me raportin “Koha për veprim në Ballkanin Perëndimor” të diskutuar së fundmi në këtë institut në Nju Jork.

Interesat e SHBA në Ballkanin Perëndimor janë interesa për çështje të sigurisë, çështje diplomatike, ushtarake, dhe ekonomike.

“Ne u mblodhëm bashkë sepse arritëm në përfundimin se në Ballkanin perëndimor janë duke ndodhur tri gjëra, që nuk janë në interes të SHBA”, thotë Ambasadori Frank Wisner. Situata e brendshme në vendet e rajonit, ndikimet e huaja atje dhe fundamentalizmi.

Çfarë po ecën keq?

Situata e brendshme në çdo vend të Ballkanit Perëndimor nuk ka pasur progres, dhe në disa raste ka pasur zhvillime që e kanë përkeqësuar situatën. Institucionet nuk janë duke konsoliduar, ekonomia nuk është bërë tërheqëse, papunësia është në rritje, të rinjtë po largohen nga rajoni. Dinamikat e brendshme nuk janë të shëndetshme.

Marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit nuk janë përmirësuar, jo vetëm midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe në raste të tjera. Po nö Ballkan vihet re dhe ndërhyrja e vendeve të huaja, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë konstruktive si: Rusia, Kina dhe Turqia.

Rusia

Rusia ka vendosur ta përdorë Ballkanin Perëndimor si vegël për të mbrojtur interesat e veta me Europën. Rusia po e përdor Kosovën për të detyruar pjesëmarrjen e saj në arkitekturën e të ardhmes së Evropës.

Duke përdorur propogandën, për shembull me radion Sputnik ajo punon për destabilizimin e gjithë rajonit.

“Rusia ka të drejtë të bëhet pjesë e zhvillimit dhe të vrasë mendjen si mund të zhvillohet rajoni, por Rusia nuk ka të të drejtë të ketë veton për të ardhmen e rajonit dhe ta përdorë atë për të balancuar marrëdhënet e veta me vendet e tjera të Evropës,” thotë ambasadori Wisner.

Në lidhje me rolin e OKB në Ballkan vihet re se SHBA kërkon të reduktojë aktivizimin e Këshillit të Sigurimit me Kosovën, të reduktojë UNMIK dhe ideja është më pak OKB dhe më shumë BE dhe NATO në Ballkan.

Shefi i Misionit të Finlandës në OKB, Kai Sauer, ish-asistent i Marti Artihsarit me angazhim shumë aktiv për rajonin, shpjegon se OKB aktualisht nuk ka rol në Ballkan.

“Operacionet e OKB, UNMIK kushton 35 milionë në vit, për një punë që nuk ka fakte politike. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, e ka quajtur Ballkanin si një nga prioritetet e angazhimit të tij. Synimi është nxjerrja e OKB-së nga Ballkani dhe jo futja e saj në të”, tha Kai Sauer.

Turqia dhe çfarë thotë ajo

Janë parë rizgjime të interesave turke në rajon. Shumë prej tyre janë konstruktive. Turqia është investitore, Turqia është arkitekte e modernizimit të rrugëve, Turqia është pjesëmarrëse në forcat paqeruajtëse. Por, politika turke është duke ndërhyrë në rajon. Kryeministri turk bën fushatë në Sarajevë për zgjedhjet që zhvillohen në Turqi. Dhe ka edhe raste të tjera, si përshembull konflikti me gylenistët.

Një e dërguar e misionit turk pranë OKB, kundërshton mënyrën se si prezantohet vendi i saj. “Nuk jemi dakord si prezantohet vendi im në raport dhe në diskutim.

Kur flisni për Turqinë, ju flisni sikur Turqia të ishte një aktor i jashtëm. Turqia është prej vitesh vend aleat i NATO-s, dhe ka qenë zëri më i lartë në NATO për perspektivën euro-atlantike të Ballkanit. Ne nuk e konsiderojmë veten tonë si aktor të jashtëm.”

Ambasadori Wisner i shpjegon asaj: “Ne shprehim shqetësimin që Turqia kërkon të zgjidhë problemet e politikës së brendshme, duke bërë politikë të jashtme. Dhe këtu mund të haset me të tjerë në rrugë.”

Kosova dhe Serbia

Ambasadori Cameron Munter, drejtor i Institit EastWest merr fjalën kur flitet për Serbinë dhe Kosovën. Në Kosovë situata ka mbetur në vend dhe nuk po ecën përpara me rezolutën, siç u mendua 10 vjet më parë, kur Kosova deklaroi pavarësinë dhe duke dashur zgjidhje të shpejtë u rekomandua që të dy vendet të njohin njëri-tjetrin dhe të bëhen anëtare të BE dhe NATO-s.

“Ajo që po ndodh në Serbi, është që ju shihni zotin Vuçiç, një njeri të sinqertë në angazhimin e tij për t’u futur në BE, por edhe si dikush që ka probleme me plotësimin e vlerave demokratike, si liria e shtypit, liria e sistemit të drejtësisë, etj.

Kjo e bën të vështirë për ne ta imagjinojmë Serbinë në BE. Ne kemi të bëjmë me dikë që ka forcën për t’i kryer punët, por nuk vepron gjithnjë siç do të donte BE,” tha Cameron i cili ka qenë dy vjet ambasador në Serbi, gjatë kohës që Kosova shpalli pavarësinë.

“Nga ana tjetër ne kemi Kosovën, e cila që prej pavarësisë nuk ka qenë në gjendje të krijojë një lloj qeverie koherente, të cilën kërkojmë ne.

Një nga vështirësitë është se edhe nëse Serbia dhe Kosova do të arrijnë në një marrëveshje për statusin, do të jetë e vështirë të gjesh konsensus për të në Kosovë. Njerëzit në Kosovë kanë mentalitetin që të shohin kush po vjen nga jashtë të zgjidhë problemet e tyre,” thotë ai.

Lidhur me idetë e ndarjes së Kosovës, sipas të cilave Kosova të japë 5-10 përqind të territorit në veri të Mitrovicës si këmbim për njohjen e statusit, Munter tha: “Ne e kemi parë seriozisht këtë sugjerim.

Është interesante të shohësh se si dikush ka guximin të bëjë sugjerime të tilla. Ne kemi arritur në përfundimin se nuk është koha për këtë. Nuk është zgjidhje e qëndrueshme të bësh këmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Për shumë arsye, jo vetëm për njerëzit në rajon, por edhe në nivel ndërkombëtar shumë njerëz janë skeptikë.”

Shqipëria në rrugë të mbarë

Për Shqipërinë, përshtypja është shumë e mirë. Shqipëria është fokusuar në forcimin e institucioneve të veta, kryesisht institucionet e gjyqësorit.

“Shqipëria është në “rrugë të mbarë”, thotë Ambasador Wisner. Ka shumë për të bërë në çështjet e kriminalitetit, jo vetëm kjo qeveri por edhe e ardhshmja, edhe tjetra pas saj.

Mali i Zi ka qenë një histori e mirë. Vendi është në NATO, pati zgjedhje demokratike. Maqedonia, është “work in progress”, puna vazhdon.(DW)

Next Post
Gjykata liroi mësuesin pedofil, 11-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Gjykata liroi mësuesin pedofil, 11-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

February 17, 2026
Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

February 17, 2026
Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

February 17, 2026
Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

Vjosa Osmani takim me Begajn në Prishtinë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës zoti President!

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In