Sportistët rusë e kanë të ndaluar pjesëmarrjen e garimin në lojërat paralimpike “Rio 2016” pas skandalit të dopingut që ka përfshirë shtetin rus.
Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) kishte hapur procedurat e suspendimit, pasi u publikua raporti ku thuhej se në Rusi është aplikuar doping sistematik i sponsorizuar nga shteti. Të dielën IPC-ja e ka konfirmuar suspendimin, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Komiteti Paralimpik i Rusisë do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS). IPC-ja ka vepruar ndryshe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që kishte vendosur të mos i jepte një suspendim të plotë Rusisë nga pjesëmarrja në lojërat olimpike “Rio 2016″…, referon Koha. (b.an)