• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia përçan NATO-n, Tsipras kërkon dialog me Putin

by Aalison Pearse Stevens
11/07/2016 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet anëtare të NATO-s në samitin e Varshavës kanë deklaruar se është e nevojshme të çohet një mesazh i fuqishëm drejt Moskës në lidhje me qëndrimin e saj ndaj vendeve të Europës lindore, ndërsa kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thyer këtë vijë të përbashkët duke kërkuar në fjalimin e tij bashkëpunim me Vladimir Putin.

Lajmin e publikon në një artikull “Financial Times”, e cila thekson se Tsipras, në kontrast me të tjerët, ka thënë se ishte koha për t’i dhënë fund konfrontimit me Rusinë.

Por, sipas të njëjtit artikull, pozicionimi i tij ka marrë një shuplakë nga presidenti amerikan Barack Obama. Sipas shtypit grek, ndërkohë, ky qendrim i Tsipras është kritikuar në takimin prej mëse 30 minutash që ai ka pasur me presidentin amerikan.

Kur kryeministri grek ka deklaruar se “duhet të mbarojë sa më shpejt lufta në Siri”, ai ka marrë përgjigjen e Obamës se “për këtë duhet të na ndihmojë miku yt Putin”.

Në artikullin e “FT” përmendet gjithashtu fakti se mes dhjetëra thirrjeve publike për unitet që u bënë në Samitin e Varshavës, mbledhjen e parë të plotë të liderëve të NATO-s që prej vitit 2014, ka pasur shenja përçarjeje në lidhje me marrëdhëniet me Moskën.

Gazeta i referohet deklaratës së ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier që akuzoi Aleancën si “luftënxitëse” me Rusinë për shkak të manovrave ushtarake në Poloni.

Gjithashtu, artikulli citon deklaratën e presidentit francez François Hollande, sipas të cilit Rusia duhet të trajtohet si një “partner” dhe jo si një kundërshtar, si dhe qëndrimeve të Greqisë, Italisë dhe Hungarisë që kërkojnë të rishikohen përsëri sanksionet tregtare të vendosura ndaj Moskës.

TCH/d.i.

 

Next Post

Kuvendi voton unanimisht, 5 shtatori shpallet Dita e Nënës Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In