• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

by A R
27/03/2026 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë konsultime me dyer të mbyllura këtë të premte, 27 mars, për të diskutuar sulmet ndaj Iranit, me kërkesë të Moskës, raportojnë mediat shtetërore ruse, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po i afrohet muajit të dytë.

Irani është goditur pothuajse çdo ditë që nga sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael më 28 shkurt, që nxitën nisjen e konfliktit dhe e përhapën atë në pjesë të mëdha të rajonit.

“Federata Ruse ka kërkuar konsultime me dyer të mbyllura me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës civile në Iran, përfshirë objekte arsimore dhe shëndetësore”, ka deklaruar Evgeny Uspensky, zëdhënës i përfaqësuesit rus në OKB, sipas agjencisë shtetërore TASS.

Në ditën e parë të luftës, një sulm goditi një shkollë në qytetin jugor të Minabit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 160 fëmijëve, sipas autoriteteve iraniane. Gjetjet paraprake të një hetimi ushtarak amerikan, të raportuara nga The New York Times, treguan se një raketë Tomahawk e SHBA-ve kishte goditur shkollën për shkak të një gabimi në targetim.

SHBA-të, që mbajnë këtë muaj presidencën e Këshillit të Sigurimit, kanë caktuar mbledhjen për në orën 10:00 në New York (16:00 me orën tonë).

“Fushata ushtarake SHBA-Izrael ka synuar udhëheqësit iranian, bazat raketore dhe infrastrukturën ushtarake, duke shkaktuar një hakmarrje të gjerë iraniane në Gjirin Persik dhe bllokimin efektiv të ngushticës kritike të Hormuzit, përmes së cilës gjatë kohës së paqes kalon 1/5 e naftës dhe gazit të lëngshëm global”, është ky qëndrimi zyrtar rus.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së do të mbajë gjithashtu një takim të veçantë në Gjenevë, i fokusuar në sulmin vdekjeprurës mbi shkollën.

Next Post
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In