Evakuimi i civilëve nga qyteti ukrainas i Mariupolit është shtyrë, lajmëruan zyrtarët e vendit, shkruan BBC.
Sipas autoriteteve zyrtare të qytetit, pala ruse nuk po e respekton armëpushimin e përkohshëm që ka hyrë në fuqi dhe nuk ka ndalur bombardimet.
Autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi.
“Më shumë informacion do të jepet së shpejti”, thane zyrtaret.
Pak minuta më parë nënkryetari i bashkisë së qytetit i tha BBC-së se Mariupol ende po sulmohej me bomba.
Po ashtu në një mesazh të postuar në Telegram, Bashkia e qytetit Mariupol tha se luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, ku përfundon korridori humanitar.
Zyrtarët ukrainas thane se po negociojnë me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin e përkohshëm përgjatë gjithë rrugës së evakuimit.
g.kosovari