• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia nis sulmet me raketa në Harkiv. Zelensky bën thirrje për armatime të rënda

by A R
23/06/2022 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditët e fundit, Rusia ka nisur sulme të reja me raketa në qytetin ukrainas të Harkivit, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm të taktikave nga Moska.

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 20 persona u vranë më 22 dhe 23 Qershor në qytetin e dytë më të madh të vendit, i cili shtrihet pranë kufirit rus.

Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, tha në një mesazh video se qëllimi i sulmeve është të “terrorizojnë popullsinë” e qytetit. Ai gjithashtu pretendoi se sulmet janë një përpjekje e Rusisë për të devijuar trupat ukrainase nga rajoni kyç i Donbasit.

“Ideja është të krijohet një problem i madh për të na shpërqendruar dhe për të na detyruar të devijojmë trupat,” tha Arestovych. “Unë mendoj se do të ketë një përshkallëzim të situatës”.

Ndërkohë, forcat ruse kanë arritur të marrin vendbanimet Loskutivka dhe Rai-Oleksandrivka në jug të dy qyteteve të Ukrainës, Lisiçanskut dhe Severodonjeckut, të cilat janë fokusi i ofensivës ruse në rajon, deklaroi të enjten guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai.

Forcat ukrainase vazhdojnë mbrojtjen e Severodonjeckut dhe vendbanimeve aty pranë të Zolote dhe Vovchoyrovka, tha ai.

Sulmet e shumta ajrore dhe të artilerisë së Moskës kanë për qëllim shkatërrimin e të gjithë rajonit të Donbasit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy teksa u ka kërkuar aleatëve të Ukrainës që të përshpejtojnë dërgimin e armëve të rënda për t’i bërë ballë Rusisë në fushën e betejës.

“Në Donbas ka sulme masive ajrore dhe artilerie. Qëllimi i pushtuesve në këtë drejtim mbetet i njëjtë – ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi. Lisichansku, Sloviansk, Kramatorsk – ata synojnë të kthejnë çdo qytet në Mariupol. Plotësisht të shkatërruar”, tha Zelenskyy.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht theksojmë përshpejtimin e dërgesave të armëve në Ukrainë. Ajo që nevojitet shpejt është barazia në fushën e betejës për të ndalur këtë ushtri djallëzore dhe për ta shtyrë atë përtej kufijve të Ukrainës,” shtoi ai.

/a.r

Next Post
Komisioneri për Zgjerimin: Donacionet mbi 1 miliardë euro, mesazh për shqiptarët se ne kujdesemi për ta

Varhelyi thirrje Bullgarisë: Miratoni sot propozimin për Tiranën dhe Shkupin! Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com