The Economist
Lufta për Rusinë është vetëm fillimi. Edhe pse Vladimir Putin është në kulmin e fuqisë së tij, elitat e Rusisë janë duke u përpjekur me të gjitha mënyrat për të fituar edhe ato pushtet
Mbushja e kutive të votimit në mënyrë ta jashtëligjshme, por mbi të gjitha në prani të kamerave, nuk bëri gjë tjetër vetëm sa e përkeqësoi mosndëshkimin e Vladimir Putinit. Rezultati zyrtar i 18 marsit i dha atij një fitore me 77% të votave, kur pjesëmarrja e regjistruar ishte vetëm 70%, shkruan The Economist.
Zhvillimi i zgjedhjeve të sivjetshme nuk ka asgjë të ngjashme me atë të një procesi elektoral të lirë dhe të drejtë, por vetëm sa theksoi edhe një herë se në duar të kujt vazhdon të jetë pushteti.
Pas 18 vitesh në pushtet, Putin nuk është vetëm Presidenti i Rusisë por cari i këtij vendi.
Megjithatë, po aq i rëndësishëm sa edhe votimi, është lufta e cila pritet të ndodhë. Kjo pritet në të ardhmen e afërt të Rusisë.
Ligjërisht, z. Putin nuk mund të kandidojë për President në vitin 2024, por duke qenë se ai duket se nuk do ta lëshojë lehtë këtë post, ai mund të urdhërojë ndryshime të rëndësishme të Kushtetutës në mënyrë që t’i krijojë vetes mundësinë për të qenë sërish President i Rusisë edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme, në të njëjtën mënyrë siç veproi Xi Jinping në Kinë.
Ose ai mund të tërhiqet nga detyrat e përditshme, siç bëri Deng Xiaoping, me shpresën e ushtrimit të fuqisë nga prapaskena. Por pastaj, nëse z. Putin fillon të tregojë mungesë vendosmërie apo një dinakëri të theksuar, ai mund ta gjejë veten të lënë mënjanë deri në fund të mandatit.
Ndërkohë elitat në Rusi janë duke luftuar për të përfituar postet më të mira. Rezultati i një situate të tillë është i pasigurt. Në rastin më të keq, vendi ende mund të përqafojë një formë edhe më ekstreme të nacionalizmit që ka përcaktuar politikën e Putinit. Ai e portretizon Rusinë si të sulmuar nga armiqtë dhe argumenton se nuk mund të mësohet asgjë nga idetë e huaja, si në lidhje me të drejtat e njeriut ashtu edhe demokracia liberale.
Por është pikërisht kjo pikëpamje e tij e cila ka nxitur fillimin e një luftë të re të ftohtë, duke shtuar numrin e njerëzve që mendojnë se zgjedhjet e fundit kanë qenë të manipuluara dhe se lajmet mbi vrasjet politike jashtë vendit mund të jenë më se të vërteta.
Ndërsa në Krime, Ukrainë dhe Siri, ai ka nxitur dhe ka zhvilluar luftëra të vërteta. Por edhe në një situatë si kjo e mësipërmja, ekziston një alternativë ndryshe.
Një elitë në rritje, e ndihmuar pjesërisht edhe nga vetë z. Putin, dëshiron që Rusia të jetë një vend më “normal”. Për ta, sundimi i Presidentit të sapozgjedhur ka qenë dhe pritet të jetë padyshim shumë arkaik. Ata nuk bien dakord në axhendën e tij konservatore, vlerat e tij tradicionale, Ortodoksinë dhe izolimin.
Do të jetë pikërisht brezi i ri ai që do të luajë rol të rëndësishëm në formësimin e asaj që do të vijë pas mandatit të ardhshëm të z. Putin. Disa nga anëtarët e saj më të rëndësishëm janë guvernatorë rajonalë dhe biznesmenë të pavarur nga politika. Sigurisht që edhe në mesin e tyre ka dallime dhe rivalitete, por më të shumta janë të përbashkëtat që ata kanë me njëri-tjetrin.
Ata nuk e shohin fundin e Luftës së Ftohtë në vitet 1990, si humbjen e Rusisë, por si një fitore për ndjenjën e përbashkët.
Të edukuar në shkollat më të mira, të mirinformuar mbi atë çka po ndodh në vendin e tyre, por edhe me situatën që ekziston jashtë kufijve të Rusisë, ata nuk vuajnë nga kompleksi i inferioritetit që e çoi gjeneratën e z. Putin që në fillim të kopjonte Perëndimin dhe, më vonë, ta kundërshtonte atë. Prindërit e këtij brezi të ri u rritën me mungesa të shumta dhe prandaj e masin suksesin në drejtim të parave.
Ata marrin ngushëllim material për të dhënë. Duke parë se jeta publike është korruptuar në një nivel të lartë nga gënjeshtrat, propagandat dhe ryshfetet e z. Putin, ata të vetmen rrugëzgjidhje për shumë nga këto probleme e shohin te përfitimet që do të vijnë nga rregullat e një shteti ligjor dhe një sistemi sa më transparent.
Gjatë gjashtë viteve të ardhshme të Presidencës së Putinit, kjo elitë do të jetë e pranishme në çdo hap të jetës së popullit rus. Institucionet e ndryshme por, mbi të gjitha media në vend, po i reflekton gjithnjë e më shumë idetë e tyre. 6 nga 85 guvernatorët e Rusisë janë nën 40 vjeç.
Ka qenë vetë z. Putin i cili ka caktuar emërimin e teknokratëve të rinj në Kremlin dhe me ndryshime të qeverisë së tij, duke shpresuar që në këtë mënyrë, ai do të fitonte nga besnikëria e tyre edhe për vitet në vazhdim. Por Rusisë i mungojnë institucionet që e transferojnë fuqinë në mënyrë paqësore nga një lider te tjetri, sepse udhëheqësit që largohen nuk mund të kenë besim se ai dhe familja e tij do të jenë të sigurt pas largimit të tij.
Prandaj edhe ato favore që z. Putin mendonte se kishte bërë mund t’i kthehen kundër, duke rivënë në skenën politike historinë e z. Putin, i cili e refuzoi paraardhësin e tij, Boris Yeltsin, ku ky i fundit e solli atë në pushtet. Nuk ka asnjë garanci që brezi i ardhshëm do të ketë sukses në bërjen e Rusisë më “normale”. Historia ruse është karakterizuar gjithmonë nga përpjekje të dështuara për të gjetur një zgjidhje me Perëndimin.
Mentaliteti brenda Kremlinit është ndikuar dhe nxitur nga ndjenja të forta xhelozie, pakënaqësie dhe viktimizimi nga ana e Presidentit Putin ndaj Perëndimit.
Lideri kryesor i opozitës, Aleksei Navalny, i cili nuk u lejua që të merrte pjesë në zgjedhjet e fundit, ka thënë se armiku i tij më i madh nuk është Putin dhe shokët e tij, por bindja e dobët që ekziston në mesin e popullit rus, të cilët mendojnë se janë të pafuqishëm.
Nëse shërbimet e sigurisë do të përpiqen që të shfrytëzojnë frikën në mënyrë që të rrisin fuqinë dhe të gëzojnë sa më shumë privilegje, atëherë populli rus do të sillet padyshim si bashkëpunëtori i tyre më i gatshëm.
Kjo është një situatë që duhet përdorur në interes të të gjithëve, jo vetëm të njërit
Lufta për Rusinë do të përcaktohet brenda Rusisë. Por në këtë drejtim, edhe Perëndimi ka rolin e tij. Këtu vlen të kujtohet fakti se si Bashkimi Sovjetik u cenua jo vetëm nga fuqia ushtarake e Perëndimit, por edhe nga forca ekonomike, kulturore dhe morale.
U deshën dekada që komunizmi të shkatërrohet, por Rusia e sotme është ekonomikisht e dobët dhe prandaj z. Putin ka një nevojë më të madhe që të ketë legjitimitet, si nga konflikti brenda ashtu edhe nga ai jashtë vendit.
Edhe nëse Perëndimi vendos ta dënojë atë nëpërmjet sanksioneve të ndryshme apo me zhvillimin e protestave të shumta kundër agresioneve të tij, atij gjithsesi i duhet një kundër-narrativë për popullin rus. Qëllimi i një veprimi të tillë nga Perëndimi është që ky i fundit të vazhdojë të jetë i angazhuar me popullin e zakonshëm rus, duke u përpjekur njëkohësisht që të frenojë agresionet e ndryshme të z. Putin.
Edhe pse Kremlini po e nxit ndjeshëm largimin dhe kufizimin e kontakteve me Perëndimin, ky i fundit duhet ta inkurajojë atë.
Padyshim që kjo nuk do të jetë e lehtë. Është e vështirë të arrish ta ndëshkosh z. Putin pa tjetërsuar të gjithë rusët më përpara. Fatkeqësisht Perëndimi nuk po shihet më si një model ideal për t’u arritur, sepse si zhgënjimet kundrejt Bashkimit Europian, ashtu edhe grindjet në Amerikë mbi Presidencën e Donald Trump, janë përdorur fuqishëm nga z. Putin në dëm të Perëndimit.
Pas përfundimit të zgjedhjeve në Rusi, z. Trump veproi në mënyrë të gabuar kur e përgëzoi Vladimir Putinin për fitoren, pa përmendur asnjë prej kritikave në lidhje me abuzimet e Rusisë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Ky mesazh pa dyshim që do të ndikojë në uljen e numrit të rusëve të rinj, të cilët jo vetëm nuk do të lobojnë për të drejtat e tyre dhe për demokraci, por do të justifikojnë edhe sjelljet represive të atyre që janë në pushtet. Kjo nuk është vetëm në dëm të rusëve, por edhe në dëm të të gjithë të tjerëve.
Andrei Sakharov, një humanist dhe shkencëtar i fizikës bërthamore, i cili ka marrë edhe çmimin “Nobel” nga Rusia, e shpjegon atë më qartë: “Një vend, i cili shkel të drejtat e njeriut të popullit të vet nuk ofron siguri as për botën e jashtme”. (Tema)