• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rusia në “sulm” pas vetos së Macron: Shqipëria të vijë në bashkimin tonë ekonomik

by Java News
30/10/2019 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Ekonomik Euroazian (EEU) ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore që t’i bashkohen këtij grupimi.

Thirrja është bërë nga përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona, Itali.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”, theksoi diplomati rus.

Chizhov tha:

“Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë “vënë në akull” nga Brukseli “mund të kenë më shumë benefite në EEU.

Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në EUU vjen vetëm disa ditë pas një vendimi negativ nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Bjellorusia është i vetmi vend evropian që po merr pjesë në EEU.

Ndërsa Anatoli Shkareda, atashe i Ambasadës ruse në Shqipëri, i konsideroi qesharake komentet mbi përhapjen e ndikimit rus në vendin tonë.

“Këtu në Shqipëri, për fat të keq, nuk shoh as ndikim pozitiv dhe as ndikim negativ të Rusisë, përveç faktit që kemi vetëm ndikim pozitiv, në kuptimin që ndërtojmë ura bashkëpunimi në aspektin kulturor.

Për fat të keq kemi pengesa në bashkëpunimin tregtar dhe në fushën politike thuajse nuk kemi fare bashkëpunim. Ka vetëm disa takime nënkryetarësh të komisioneve ndërqeveritare, por ka shumë pengesa për shkak të mungesës së vullnetit nga ana shqiptare.

Ne e kemi të shtrirë dorën, por për fat të keq nuk ka përgjigje. Bashkëpunimin kulturor e kemi shumë të mirë, ka kërkesë nga shqiptarët që të mësojnë kulturën ruse dhe këtu ka pasur ndikim kjo kulturë, por do të kishim dëshirë që të zhvillonim më shumë edhe bashkëpunim në fushën ekonomike dhe politike. Ka turistë në rritje nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia”, deklaroi Shkareda për A2.

Kur u pyet mbi shqetësimin e politikës shqiptare mbi një ndikim rus në zgjedhjet e ardhshme, me Partinë Socialiste që ka dorëzuar në Kuvend një projektrezolutë “për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, Shkareda tha: “Nuk është një vendim miqësor ndaj Rusisë”.

Next Post
Lleshaj i përgjigjet akuzave të Bashës: Je përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit

“Vjedhin edhe lugët, na nxinë faqen”, shpërthen ministri pas arrestimit të policit në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

December 29, 2025
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

December 29, 2025
Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

December 29, 2025
Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

December 29, 2025
Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’!  I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’! I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com