Autoritetet shëndetësore ruse kanë urdhëruar ndërprerjen e përdorimit të respiratorëve Aventa-M, model i dhuruar edhe Italisë, pasi janë të lidhura me zjarrin e rënë në një qendër kurimi, ku qarku i shkurtër i tyre shkaktoi gjashtë të vdekur.
Enti rregullator i shëndetësisë, Roszdravnadzor, ndërpreu përdorimin e respiratorëve Aventa-M të prodhuar në prill 2020, në një fabrikë në Urale.
Në muajt e kaluar u dërguan në Itali, 150 modele të tilla, të destinuar për në spitalet e Bergamos dhe Milanos.
Respiratorët po përdoreshin për të kuruar pacientë në spitalet e Moskës dhe Shën Petërburgut, ku pak ditë më parë ra zjarr.
Këto respiratorë bënin pjesë edhe në një paketë ndihme ruse ndaj SHBA, të dërguara në fillim të prillit.
/a.r