• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia mund të bllokojë Facebook

by Java News
07/05/2018 07:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia thotë se mund ta bllokojë Facebookun, nëse kjo kompani e medias sociale nuk i ruan të dhënat e përdoruesve rusë në serverë të vendosura në territorin rus.Ky paralajmërim nga kreu i rregullatorit të mediave shtetërore të vendit, Roskomnadzor, vjen vetëm disa ditë pasi Rusia bllokoi aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram.

Paralajmërimin për Facebookun e bëri javën e kaluar Alexander Zharov, kreu i rregullatorit të mediave shtetërore Roskom-nadzor. Arsyeja? Ka dështuar të respektojë legjislacionin e ruajtjes së të dhënave.

Zharov i tha gazetës Izvestia se agjencia e tij do të zhvillojë hetime për Facebook-un deri nga fundi i vitit dhe nëse kjo platformë e mediave sociale nuk i ka vendosur të dhënat e përdoruesve rusë në territorin rus, agjencia e tij do të shqyrtojë bllokimin e saj.

Disa ditë para këtij paralajmërimi, një gjykatë e Moskës miratoi një kërkesë të Roskom-nadzorit për të bllokuar Telegramin – një aplikacion për mesazhe të koduara. Për shkak të mbrojtes së fuqishme të privatësisë, Telegram është përdorur nga grupet ekstremiste – arsyeja e cituar nga autoritetet ruse për të kërkuar që krijuesi i aplikacionit, Pavel Durov, t’ia dorëzojë fjalëkalimet zyrtarëve rusë të sigurisë.

Por Durov e ka refuzuar këtë, duke thënë se aplikacioni Telegram do ta ruajë lirinë dhe privatësinë e klientëve:“Kërcënimet për të bllokuar Telegramin, nëse nuk jep të dhënat private të përdoruesve, nuk do të japin fruta.

Telegram ka për të vazhduar të mbrojë lirinë dhe privatësinë,”- tha Durov.Roskom-nadzor i është përgjigjur Pavel Durovit, duke bllokuar adresat me të dhëna, në pronësinë e kompanive Google dhe Amazon, pasi ato mësuan se Telegram ka përdorur shërbimet e tyre të ruajtjes së të dhënave, për të mos lejuar ndalimin e tyre. Disa thonë se një veprim i tillë nuk është produktiv.

“Rusët janë duke dëmtuar veten me këtë veprim, pasi ata kanë zbuluar një produkt të avancuar nga ana teknologjike, por janë duke bllokuar përdorimin e këtij produkti në mbarë botën. Kjo tregon se Putin ka një kapacitet të madh brenda vendit për rinovimin dhe zhvillimin e produkteve interesante, por në fakt ai është duke e vrarë nismën e lirë, për arsye politike,”- thotë analisti Robert Orttung.

Avokatët e Telegram kanë në plan ta apelojnë vendimin e gjykatës në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ata thonë se nuk mund të veprojnë në përshtatje me kërkesën e rregullatorit të mediave, sepse fjalëkalimet ruhen në telefonat e përdoruesve dhe se kompania nuk ka akses te ato:“Fjalëkalimet sekrete ruhen tek pajisjet e përdoruesve – administratori nuk ka qasje tek to.

Përveç kësaj, ato rinovohen vazhdimisht. Nuk ka ndonjë kyç kryesor që të mund të deshifrojë bisedat”.“Ky është një mjet që ka Rusia dhe që me sa duket mund ta përdorë për arritjen e synimeve të veta. Por është e qartë, se kapacitetet e këtyre shërbimeve janë shumë më të mëdha se kapaciteti i qeverisë ruse për bllokimin e tyre.”

Themeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, ka bërë thirrje për “rezistencë dixhitale”, duke thënë se është i përgatitur t’i paguajë administratorët e rrjetit me mjetin e shkëmbimit bitcoin, për të kapërcyer ndalimin nga qeveria, përgatiti Voa. (b.an)

Next Post
Një vend i vogël me pasuri të mëdha, Shqipëria 3390 burime turistike

Një skelet i copëtuar në Vjosë, dyshimet e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inflacioni në SHBA shkon në 4.2%, niveli më i lartë në tre vjet

Inflacioni në SHBA shkon në 4.2%, niveli më i lartë në tre vjet

June 10, 2026
“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

June 10, 2026
Trump akuzon Iranin se “po vonon shumë” negociatat: Tani do të duhet të paguajnë pasojat!

Trump akuzon Iranin se “po vonon shumë” negociatat: Tani do të duhet të paguajnë pasojat!

June 10, 2026
A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

June 10, 2026
Lëshohen raketa amerikane, Tajvani i tregon forcën Kinës, stërvitje mbrojtëse në ishull

Lëshohen raketa amerikane, Tajvani i tregon forcën Kinës, stërvitje mbrojtëse në ishull

June 10, 2026
Starton nesër Botërori më i madh i historisë! Emocionet dhe organizimi

Starton nesër Botërori më i madh i historisë! Emocionet dhe organizimi

June 10, 2026
Deputetët dhe bankierët kryesojnë, arrihet objektivi i qeverisë për “pagë mesatare 900 euro”

Deputetët dhe bankierët kryesojnë, arrihet objektivi i qeverisë për “pagë mesatare 900 euro”

June 10, 2026
Agrume dhe hurma nga kolonitë izraelite drejt BE-së, si mijëra produkte po anashkalojnë kontrollet

Agrume dhe hurma nga kolonitë izraelite drejt BE-së, si mijëra produkte po anashkalojnë kontrollet

June 10, 2026
Lufta hibride, paralajmërimi i ekspertes: Çdo gjë është e mundur për sa kohë përdorim internetin

Lufta hibride, paralajmërimi i ekspertes: Çdo gjë është e mundur për sa kohë përdorim internetin

June 10, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e matjes së rezultateve

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e matjes së rezultateve

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In