Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se zbulimi i trupave në qytetin ukrainas të Buças, ishte “provokim” që synon të prishë bisedimet midis Moskës dhe Kievit.
“Ngrihet pyetja: Për çfarë qëllimi shërben ky provokim që haptazi është i pavërtetë?
Ne besojmë se kjo është për të gjetur një pretekst për të sulmuar negociatat që po vazhdojnë”, tha Lavrov në një video-mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror rus./m.j