• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rusia krijoi lajme të rreme nga Shqipëria për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA-ve”

by A R
23/03/2017 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin e të martës në mbrëmje, Rachel Maddow – një nga gazetaret politike më të vlerësuara të rrjetit MSNBC, foli për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë, me anë të faqeve online, të vendosura në Shqipëri dhe Maqedoni.

Ajo tha se faqe të ndryshme në rrjetet sociale në emër të kandidatit Demokrat Bernie Sanders të menaxhuara nga Shqipëria, kanë tentuar të armiqësojnë votuesit e Sanders me ata të kandidates tjetër Demokrate Hillary Clinton. Duke çuar kështu në humbjen e kësaj të fundit.

Sipas Maddow këto faqe nuk janë drejtuar thjesht nga disa të rinj për të fituar klikime me “fake news”, por janë taktika të luftës kibernetike që Rusia i ka shpallur Amerikës. Në shkurt të vitit të kaluar, Andrey Krutskikh, këshilltari i Presidentit rus Vladimir Putin për Luftën Kibernetike, tha në Forumin e Sigurisë Informatike në Moskë se shërbimet ushtarake dhe inteligjente ruse kishin zhvilluar të ashtuquajturën “bomba atomike” e informacionit ndaj Amerikës.

Një nga taktikat e kësaj beteje ishte krijimi i faqeve robotike  për të armiqësuar votuesit demokratë me njeri-tjetrin. Targeti kryesor i këtyre faqeve automatike ishin mbështetësit e kandidatit Demokrat Bernie Sanders. Fushata e Sanders u përball me një “cunami” faqesh në Facebook dhe Twitter në emër të tij, që shpërndanin lajme të rreme (fake news) për kandidaten Hillary Clinton. Kur administratori i faqes “Bernie Sanders San Diego”, John Mattes, nisi t’i gjurmonte këto faqe, zbuloi se ishin të regjistruara në Shqipëri dhe Maqedoni.

Fillimisht u përfolën si faqe të hapura nga njerëz jashtë SHBA, që krijonin “fake news” për qëllime komerciale (fitime nga klikimet), por sot, administratorët e fushatës së Bernie Sanders, besojnë se nuk mund të jenë kurrsesi thjesht për qëllime komerciale.

Kjo u përforcua edhe më shumë të hënën nga drejtori i FBI James Comey, i cili tha se “sulmet robotike” online janë pjesë e investigimit të FBI ndaj fushatës së Trump. Comey tha se po hetohet nëse janë të vërteta përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA dhe nëse ekipi i Trump ka bashkëpunuar me skemën e Moskës.

Por si funksionojnë këto faqe robotike?

Rachel Maddow thotë se teknologjia robotike gjurmon postimet e rrjeteve sociale me fjalë kyçe si psh. “Hillary Clinton” dhe shpërndan lajme të rreme të përgatitura më parë nga personat që e menaxhojnë.

Në nëntor të vitit të kaluar, pak kohë pas zgjedhjeve, kërkues të universitetit të Oxford-it publikuan një studim për postimet në Twitter gjatë javës së fundit të zgjedhjeve (1-9 nëntor). Sipas studimit, nga rreth 20 milionë postime për fushatën elektorale, faqet robotike krijuan rreth 20% të tyre dhe pothuajse të gjitha ishin pro Donald Trump.

Prej dy javësh gazetarja Rachel Maddow në emisionin e saj “The Rachel Maddow Show” ka publikuar investigime që lidhen me fake news, fushatën e fundit elektorale në Amerikë dhe ndikimin e Rusisë në zgjedhjen e Donald Trump, duke kaluar me audiencë edhe programet e CNN dhe Fox News. /historia-ime.com

Shikoni episodin “Russia continiues info-war tactics in US”|Rachel Maddow

Next Post
Ministrja fotografon çadrën boshe të opozitës: Çadra e vetmisë së madhe (FOTO)

Ministrja fotografon çadrën boshe të opozitës: Çadra e vetmisë së madhe (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

July 30, 2026
Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

July 30, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Evropianisti i kafenesë

July 30, 2026
Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

July 30, 2026
Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

July 30, 2026
Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

July 30, 2026
UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

July 30, 2026
61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

July 30, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Turizmit shqiptar i marrshin të ligat!

July 30, 2026
“Epsteini” ynë

Miti i rremë i protestës paqësore më të dhunshme në histori

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com