• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia i forcoi ushtrinë, Vuçiç: Nëse do kishim S-400, askush nuk do guxonte të fluturonte mbi Serbi

by Java News
25/10/2019 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e falënderoi Rusinë për dërgimim e raketave të sofistikuara në stërvitje të përbashkëta për mbrojtjen ajrore. Gjatë vizitës në një aeroport ushtarak pranë Beogradit, ai tha se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër.

“U jemi mirënjohës miqve tanë rusë që kanë rritur në mënyrë dramatike kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Vuçiç.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi.

Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pas gjashtë ditësh stërvitje, ndërsa Vuçiç tha se qeveria e tij e ka blerë sistemin Pantsir-S.

“Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishim S-400, askush nuk do të guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçiç.

NATO-ja e ka bombarduar Serbinë në vitin 1999 për të ndalur dhunën në Kosovë.

Serbia mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, edhe pse thotë se synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Beogradi është zotuar se do të mbetet jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Rusia ka kontribuar në ushtrinë e Serbisë me aeroplanë luftarakë, helikopterë sulmues dhe tanke.

Në një tjetër zhvillim të premten, Serbia nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Next Post
“Lini pas zemëratën për negociatat”, diplomati amerikan tregon ‘skenarët’ për të larguar Rusinë nga Ballkani

"Lini pas zemëratën për negociatat", diplomati amerikan tregon 'skenarët' për të larguar Rusinë nga Ballkani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

August 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

BE “hap thesarin” për Shqipërinë, do të akordojë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

August 21, 2026
Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA, ndiqni ceremoninë e inaugurimit “LIVE”

Pse po bien kambanat e alarmit në ekonominë amerikane?

August 21, 2026
Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

August 21, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

August 21, 2026
Shkurt 1994: Kur deputeti Moikom Zeqo u arrestua nga UDB serbe, dhuna dhe heshtja e institucioneve shqiptare

Shkurt 1994: Kur deputeti Moikom Zeqo u arrestua nga UDB serbe, dhuna dhe heshtja e institucioneve shqiptare

August 21, 2026
147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

August 21, 2026
Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

August 21, 2026
Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com