Vladimir Putin është duke u përgatitur të dërgojë 150 mijë trupa në Siri, me të vetmin qëllim që të asgjësojë një herë e përgjithmonë Shtetin Islamik.
Lideri rus raportohet është duke përgatitur një mision të madh ushtarak, për të rimarrë kontrollin e qytetit Raqqa që tashmë kontrollohet nga pjesëtarët e ISIS.
Ky vend tashmë është vetëshpallur si kryeqyteti i ISIS në Siri, dhe thuajse kontrollohet çdo ditë nga më shumë se 5.000 xhihadistë.
Dhe për këtë arsye, Putin pritet të mobilizojë 150.000 ushtarë me të vetmin qëllim që të çrrënjosë organizatën terroriste ISIS.