• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia financoi PD-në/ ‘Zgjohet’ Pollo dhe Paloka për skandalin e publikuar: Berisha të bëjë transparencë mbi 500 mijë $ e Bashës

by Java News
14/09/2022 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të raportit të inteligjencës në SHBA për financimet ruse ndaj forcave politike dhe bërjes publike të një financimi prej 500 mijë dollarësh të PD në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha, ka reaguar edhe numri dy i PD-së në atë kohë, Edi Paloka.

Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan se, “kur futesh në pazar, blen dhe shet, po dhe të blejnë e të shesin…

Kujtesë për të tjerët!”, shkruan ai.

Me sa duket tani që janë ndarë nga Basha iu ka ardhur goja, por nuk mund të kalohet kjo punë thjesht duke bërë përgjegjës Bashën, pasi ai ka qenë numri dy i PD-së dhe vështirë ta besojë dikush se nuk e dinte se çfarë ndodhte me PD-në.

Po ashtu, goja i ka ardhur edhe Genc Pollos, që tani kërkon transparencë nga PD për 500 mijë dollarët që ka marrë nga Rusia, a thua se as ai nuk ka qenë pjesë e PD, kur skandali ka 5 vetë që është publikuar në media.

Dhe atëhere të gjithë e mbrojtën Bashën, duke thënë se akuzat janë qesharake.

“Sipas mediave ndërkombëtare, një zyrtar i qeverisë amerikane deklaroi se agjencitë e zbulimit të ShBA po informojnë konfidencialisht disa shtete për financimet e fshehta të Rusisë ne favor të politikanëve të caktuar në më shumë se 24 shtete. Ned Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, i quajti këto financime të Kremlinit si sulm mbi sovranitetin e këtyre shteteve.

Një zyrtar amerikan anonim i deklaroi Agjencisë France Presse se Rusia shpenzoi afro 500 000 USD për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të v 2017.

Si deputet i zgjedhur në vitin 2017, i kam besuar shpjegimeve publike të asokohe kryetarit Lulzim Basha se në asnjë mënyrë burimi i financimit nuk ka qenë Rusia ose të tjera shtete apo organizata jo miqësore me Shqipërinë (fatkeqësisht organeve partiake nuk iu paraqit, siç parashikon statuti, raporti financiar vjetor që mund të hidhte dritë mbi detajet e këtyre pagesave).

Këto financime kanë ndodhur jashtë buxhetit zyrtar te partisë dhe kanë përdorur guaskat fiskale jashtë vendit tonë. Këtu mund të kemi të bëjmë me parregullsi administrative e ligjore; mbase edhe me shkelje penale.

Por sot nuk kemi thjesht këto probleme, të cilat mbeten pjesërisht të pazgjidhura.

Sot kemi të bëjmë me pohime zyrtare amerikane se Basha mori financime në vitin 2017 nga një shtet atëherë jomiqësor dhe sot, me agresionin e përgjakshëm kundër Ukrainës dhe rendit ndërkombëtar, një shtet armik.

PDSh si partia që historikisht rrëzoi komunizmin dhe e orientoi Shqipërinë drejt Europës e Perëndimit nuk ka asnjë arsye të mbajë të tilla njolla, hije apo dyshime.

Prandaj do të propozoj zyrtarisht që udhëheqja aktuale, përfshi kryetarin Berisha e Sekretarin e Përgjithshëm Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm. Raporti i auditimit duhet t’u prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar si dhe të publikohet në ëebsitin e partisë.

Unë jam i ndërgjegjshëm se situata është komplekse: për shkak të ndërlikimeve gjyqësore një sërë tagrash nga aksesi në llogaritë bankare deri tek uebsiti i partisë janë ende të kontrolluara nga Basha e njerëzit e tij. Gjithashtu çfarëdo informacioni amerikan të marrë qeveria Rama mendoj se nuk do përdorë në interesin shtetëror por për të dëmtuar opozitën edhe tashti që Basha ka ikur. E ka provuar këtë edhe duke keqpërdorur ndërkombëtarë të caktuar.

Por këto nuk janë arsye që PD të mos pastrojë plehun e mbetur në Haurin e Avgjisë. Qoftë edhe duke thirrur para Komisionit të Posaçëm të Auditimit të tërë zyrtarët partiakë përgjegjës; përfshi edhe ish kryetarin e partisë. Dhe duke bërë transparencë të plotë mbi çështjen”, shkruan Pollo.

Next Post
S’kursehen aspak/ 3 shenjat e Horoskopit që shpenzojnë shumë para. Cilat janë më “dorështrënguarit”

Nëse keni lindur nën këtë shenjë të Horoskopit, do të bëheni të pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In