• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia e alarmuar nga Polonia, Lavrov: Situata për ne është e ngjashme me ‘krizën e raketave’

by A R
30/10/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moska vijon me paralajmërimet që përdorin jehonën e sulmeve bërthamore. Duke pohuar në mënyrë indirekte fjalët e ish sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo që e ciësoi si tejet shqetësuese qasjen e Moskës ndaj një përgjigje bërthamore, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov bëri një paralelizëm të situatës së sotme me krizën e raketave që në vitet 60 vuri përballë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik në ishullin e Kubës.

“Situata aktuale rreth Ukrainës është e ngjashme me krizën e Karaibeve. Si atëherë, ne po flasim për krijimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë në kufijtë tanë; në vitin 1962, Hrushovi dhe Kenedi gjetën forcën në vetvete për të treguar përgjegjësi dhe mençuri për ta ndalur këtë, por tani një gatishmëri e tillë nuk është e dukshme nga Uashingtoni” ,deklaroi Lavrov.

Kremlini është i shqetësuar për manovrat amerikane dhe të NATO në Poloni. “Polonia po kërkon të jetë një vend kandidat që amerikanët të vendosin atje bombat e tyre bërthamore. Kjo situatë është shumë shqetësuese. Gjenerata e re e politikanëve perëndimorë po luajnë në mënyrë të papërgjegjshme me këtë temë”, shtoi ministri rus.

/a.r

Next Post
Protestë në mbrojtje të burimit / Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë akuzojnë bashkinë

Protestë në mbrojtje të burimit / Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë akuzojnë bashkinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com