• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia do ta humbas luftën, por edhe peshën gjeopolitike

by
08/03/2022 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Piro Ahmetaj

Kam ndjekur me vëmendje, përgjegjësi dhe përkushtim shtesë dinamikën e luftës në Ukrainë: “Disa dhjetëra konferenca të Atlantic Council, institucione dhe personalitete elitare të sigurisë në Washington DC, Bruksel, Munich Security Conference, Qendrën Marshall, Gjermani, Londër, Kolegjin e NATO-s, Romë, etj”!

Kam refuzuar me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasë mediatike”, pasi, përtej modestisë së tepëruar, nuk kam patur kohë të shpërdoroj me shterpësinë e mendimit të “kuvendarëve të emëruar”; dalldisjet e analistëve të gjithëditur, apo rambo-sekserëve të vetë(de)graduar Gjeneral, që shkumosen (Po/Jo) dhe shkundin shkopin e strategut mbi harta me skenarë, avion, tanke, “bunkerë atomik dhe rezerva strategjike për ditët e qametit”,  duke e shpjeguar kështu, luftën për Ukrainën, nga studio “milionerësh trudhjamosur me konceptet e Luftës së Dytë Botërore, në mos, atyre më herët!

Në disa opinione, e kam theksuar, por e përsëris edhe më qartë peshimin/vlerësimin tim strategjik: “Rusia, sigurisht ka aftësi ushtarake për të fituar, ndoshta edhe disa beteja (objektiva rajonale), por në planin afatgjatë do ta humbas luftën për pushtimin e tërësisë territoriale të një kombi martirësh, Ukrainës.

Po ashtu, e sigurt që edhe do të gjunjëzohet në përballjen me fuqinë e zgjerimit të demokracisë, kredibilitetin dhe interesat e AleancësTransatlantike (USA & NATO & BE).

Mbi këtë llogjik, sjell në vëmendje se, me një shpejtësi si asnjëherë më parë, ShBA, UK dhe vendet e BE-së e rrethuan Rusinë me embargo ekonomike dhe masa shtrënguese diplomatike”, ndërsa vijojnë të “mbështjellin Ukrainën” me mbështetje të gjithanshme, përfshi dhe asistencë ushtarake nga SHBA, UK, Poloni, vendet e tjera të NATOs, përfshi Republikën e Shqipërisë, Suedinë, etj.

Thënë këto, jam i bindur se, bashkë me humbjen e Luftës për pushtimin e tërësisë territoriale të një vendi sovran, Rusia po diskreditohet tashmë në sytë e botës së qytetëruar. Prandaj, bashkë me LUFTËNdo të humbas edhe rolin dhe peshën gjeopolitike në Botë, përfshi Ballkanin perëndimor, Mesdhe, etj.

Kështu, sjell në kujtesë kërkesën e fortë të Kryeministrit të UK:“Përjashtimin e Rusisë nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB”;Më tej, 141 vota PRO rezolutës dhe 37 kombe që po ashtu votuan për ta paditur Rusinë e Putinit për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Edhe në planin ushtarak, Presidenti, Ai edhe Komandanti i Përgjithshëm i FAU, si dhe elita e Gjeneralëve të Ukrainës po aplikojnë një “strategji të mënçur dhe të suksesshme” në përdorimin e përshkallëzuar të fuqisë operacionale, si dhe duke e futur kështu makinerinë luftarake të Rusinë në “kurthin e një lufte të gjatë”, të papërballueshme, rraskapitëse dhe humbëse për Rusinë.

Po ashtu, NATO po demostron solidaritet, kohezion, mbështetje, si dhe një nivel të lartë përgjegjshmërie mes 30 vendeve. NdërsaSHBA dhe NATO popërshkallëzojnë planet e gatishmërisë së lartë dhe masat e deterrancës duke demostruar fuqinë ushtarake të pakonkurrueshme, jo vetëm në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, por para së gjithash, garantimin e tërësisë territoriale të 30 vendeve anëtare të NATO-s (Artikulli 5)!

Ka një “mankth” të ricikluar nga mendjet e ndryshkura për të panikosur njerëzimin:  “Nëse Putini do shtypë, apo jo butonin e kuq të armëve bërthamore, për t’i bërë gjëmën e madhe njerëzimit”. Përgjigja  relaksuese edhe për “Putinistët e thekur dhe kokat e nxehta” mbetet një JO e fortë. Kjo pasi gjithsesi besoj që elitat mëndjehapura dhe gjenerata e re e Rusisë nuk do të lejojnë që historia e kombit të tyre të damkoset përjetësisht si një shtet terrorist.

Për më tepër,besoj fortë se Ukraina do jetë edhe “fillimi i fundit për Putinin e marrosur nga ambiciet Staliniste”, i cili erdhi në pushtet nga KGB (një makineri edhe më kriminale se SS-Nazistë), dhe po e përmbyll karrierën politike me gjakun e qytetarëvetë Ukrainës dhe Rusisë, çka do ta  damkos atë përjetësisht në sytë e  botës së qytetëruar.

Në shtesë, pasojat e luftës gjakatare “për pushtimin e Ukrainës”, i gjej si një mësim i madh për institucionet Globale të Sigurisë (SHBA, OKB, NATO, BE, etj), për “t’i shkundur ato nga heshtja me kosto të lartë”, si dhe për të parandaluar hapjen e vatrave të tjera të luftës barbare.

E sjell në kontekstin e përpjekjeve për stabilitetin afatgjatë të rajonit të Ballkanit perëndimor, shpresoj shumë që kjo luftë do të shërbejë si një kambanë e fortë arsyesh racionale edhe për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja & Sllovakia) për ta njohur paraprakishtsidhe hapur rrugën e procesit zyrtar të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në NATO.

Po ashtu, sjell me mirënjohje në vëmendje “thirrjen shpresëdhënëse” të Kongresmenit të SHBA, Ritchie Torres, drejtuar Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken, citoj: ”deri sa Rusia vazhdon të sillet si aktor irracional dhe Serbia po fuqizon edhe më tej marrëdhëniet me Rusinë, është e rëndësishme të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën të anëtarësohet në NATO”.

Thënë sa më sipër, do i këshilloja faktorët shtetërore dhe aktorët e përgjegjshëm politik të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, që: “humbja e fuqisë së Rusisë, rrjedhimisht edhe të peshës së Serbisë në rajon, është një rrethanë e fortë gjeopolitikenë përqasjen e 2 shteteve të pavarura një komb i vetëm”, si dhe për të integruar masat shtetërore në dobi të njohjes nga 4 vendet e sipërpërmendura, dhe jo vetëm, për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave mbarë Kombëtare në rajon, Mesdhe, etj!

Së fundmi, pa asnjë paragjykim politik dhe përtej luftës turpëruese për vulën dhe bravat, në këtë përballje me të keqen, Republika e Shqipërisë ka bërë gjënë e duhur, pasi e ka dënuar me forcë luftën barbare në Ukrainë, është rreshtuar me solidaritet dhe kohezion të pakushtëzuar në krah të vlerave të qytetërimit Euroatlantik, (ShBA, NATO-s & BE), po kontribuon në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha dhe me kapacitete modeste në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës në NATO, si dhe mbrojtjen e stabilitetit, vlerave demokratike dhe interesave gjeopolitike në Ballkan dhe më gjerë”.

Zoti e bekoftë paqen, demokracinë, si dhe partneritetin strategjik të Republikës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Transatlantike (NATO)!

Next Post
“Nëse Berisha fiton Shkodrën, largohem nga politika”/ Kapllanaj, deputeti i Bashës bën ‘prapakthehu’: U nxitova

“Nëse Berisha fiton Shkodrën, largohem nga politika”/ Kapllanaj, deputeti i Bashës bën 'prapakthehu': U nxitova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In