• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia dhe Kina në garë për vaksinën, OBSH kërkon të kontrollojë çmimin

by A R
19/08/2020 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhimi i vaksinës ka qenë në qendër të konferencës për shtyp të OBSH-së. Kjo konferencë vjen në një kohë që dy shtetet të fuqishme, si Rusia dhe Kina pretendojnë se kanë zbuluar vaksinën për Covid-19. Kreu i kësaj organizate Tedros Ghebreyesus, ka kritikuar disa shtetet, pa përmendur emrat konkretë, se nuk po bashkëpunojnë.

“Kjo është beteja më e madhe e njerëzimit. Dhe shumë shtete janë angazhuar për të gjetur një vaksinë. Po nuk ka bashkëpunim. Shumë të dhëna mungojnë. Kjo është një sfidë globale. E cila ka nevojë për një zgjidhje globale. Ndaj vetëm nëse punojmë sëbashku mund t’ia dalim. Nëpërmjet programit Covax ne do bëjmë të mundur që vaksinën të mund ta sigurojnë të gjitha shtetet. Rëndësi ka dhe vlera e saj”, tha ai.

Të hënën, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Pekin i dhanë licencën për nisjen e prodhimit, firmës farmaceutike kineze CanSino, e cila pretendon se ka gjetur vaksinën për Covid-19.

Vlera e saj do të jetë 150 dollarë për dy doza, ndërkohë që fushata e vaksinimit pritet të nisë në Dhjetor. Vaksina do të hyjë shumë shpejt në fazën e tretë të testimit tek njerëzit që përcakton edhe kohëzgjatjen e reagimit mbrojtjes që ajo nxit tek sistemi imunitar.

Provat klinike të fazës së tretë, krahas Kinës do të zhvillohen edhe në disa shtete të tjera si Brazil, Meksikë, Kili, Rusi e Arabi Saudite. Ekspertët e firmës CanSino thonë se për krijimin e vaksinës së tyre kanë përdorur gjene të dobësuara të viruseve që godasin trupin e njeriut gjatë ftohjeve të zakonshme.

E njëjta metodologji po përdoret për zhvillimin e vaksinave edhe në Britaninë e Madhe dhe Rusi, ku disa firma farmaceutike janë në faza të përparuara të testeve tek njerëzit.

Deri më tani Rusia pretendon ka licencuar një vaksinë kundër COVID-19ës që konsiderohet edhe si e para në botë, por që në perëndim janë skeptikë për efektshmërinë e saj, duke hedhur dyshime se nuk i ka kaluar të gjitha fazat e testimit.

Për efikasitetin e këtyre vaksinave sipas OBSH ende nuk ka një gjë përfundimtare.

“Janë duke u testuar rreth 200 vaksina. Deri më tani janë në faza më të përparuara te testet klinike 26-28 vaksina, pasi të dhënat përditësohen çdo ditë”, tha kreu i OBSH-së.

Injektimi i tyre përmes vaksinës synon të nxisë prodhimin e anti-trupave të mjaftueshme për të neutralizuar proteinat mbështjellëse të COVID-19-ës.

/a.r

Next Post
Marrëveshja për qeverinë e re, Meta: Maqedonia po ecën drejt BE! Të mësojmë prej fqinjit

Marrëveshja për qeverinë e re, Meta: Maqedonia po ecën drejt BE! Të mësojmë prej fqinjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In