• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin –

by Java News
18/09/2026 08:26
Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Rusia dhe Kina kanë vënë veton ndaj një rezolute të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila synonte zgjatjen me një vit të mandatit të ekspertëve të pavarur që monitorojnë sanksionet ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Rezoluta u rrëzua të enjten me 11 vota pro dhe 2 kundër, ndërsa Somalia dhe Pakistani abstenuan. Vetoja e Rusisë dhe Kinës pengon vazhdimin e mekanizmit të posaçëm të mbikëqyrjes, ndërsa vetë sanksionet ndaj Iranit mbeten në fuqi.

Sanksionet, të rikthyera më 27 shtator të vitit të kaluar përmes mekanizmit të “snapback”-ut të parashikuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, përfshijnë ngrirjen e aseteve iraniane jashtë vendit, kufizime për marrëveshjet e armëve me Teheranin dhe masa ndaj zhvillimit të programit iranian të raketave balistike.

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar aktivizuan mekanizmin e rikthimit të sanksioneve, duke rivendosur komitetin përkatës të Këshillit të Sigurimit dhe mandatin e panelit të ekspertëve për monitorimin e zbatimit të masave.

Votimi në OKB vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Teheranit. Administrata amerikane po vijon presionin ekonomik ndaj Iranit. Të enjten, Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Shtetit njoftuan masa ndaj dy kompanive, BitBank dhe Pishtaz Simorgh Electronic Trade Co., si dhe ndaj tre bashkëpunëtorëve të biznesmenit të sanksionuar më parë Babak Zanjani. Sipas autoriteteve amerikane, personat dhe kompanitë e përfshira kanë ndihmuar në shmangien e sanksioneve ndaj Iranit.

Ndërkohë, misioni i Iranit në OKB përshëndeti vendimin e Rusisë dhe Kinës, duke i falënderuar të dyja vendet për bllokimin e rezolutës amerikane. Teherani e cilësoi nismën si një përpjekje të SHBA-së dhe aleatëve të saj për të përdorur Këshillin e Sigurimit për qëllime politike.

Next Post
“Ka ikur koha kur lloj-lloj legenësh e kriminelësh…”- Çështja “Becchetti”, Rama në Kuvend: Do marrë zero lekë nga shteti shqiptar, ato që janë ngrirë do kthehen!

“Ka ikur koha kur lloj-lloj legenësh e kriminelësh...”- Çështja “Becchetti”, Rama në Kuvend: Do marrë zero lekë nga shteti shqiptar, ato që janë ngrirë do kthehen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In