• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rusia dënon dy gra për financimin e ISIS

by Lorenc Vangjeli
29/12/2015 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë në Moskë i ka dënuar dy femra me më shumë se pesë vjet burgim nën akuzat se i kanë ndihmuar xhihadistët e Shtetit Islamik.

Njëra nga to u shpall fajtore edhe për transferimin e 600 dollarëve në llogarinë bankare të Shtetit Islamik.

Yelena Arshakhanova dhe Saida Khalikova, studente të mjekësisë në qytetin jugor rus, Astrakhan, sipas zëdhënëses së gjykatës, Irina Zhirnova, një pjesë të dënimit do ta kalojnë në burg ndërsa pjesën tjetër në shtëpi, me disa kufizime.

“Ato u akuzuan se transferuan para në llogarinë e terroristëve”, tha ajo duke bërë me dije se vendimi nga ana e gjykatës është shqiptuar të hënën.

Sipas gjykatës, dy femrat i kishin shitur pajisjet që i kishin në shtëpi me qëllim që të mblidhnin fonde për t’i transferuar tek Shteti Islamik.

Zëdhënësja e gjykatës ka bërë me dije se dy të akuzuarat e kanë pranuar fajësinë.

Khalikova, e cila është në pritje të gjykimit që nga dhjetori i vitit të kaluar, akuzohet se i ka transferuar 595 dollarë në një llogari bankare të Shtetit Islamik.

Por, avokati i saj, Sabir Agayev, tha se klientja e tij, paratë i ka transferuar tek një mik i saj dhe se nuk ka qenë në dijeni se ku do të jetë destinacioni final i atyre mjeteve.

Nëna e Saida Khalikova, Raziyat Isabekova, ia ka shkruar një letër presidentit Vladimir Putin, duke thënë se vajza e saj e ka pranuar kryerjen e veprës penale nën presion.

“Ata e detyruan atë të nënshkruaj për diçka që ajo nuk e kishte bërë”, ka shkruar mes të tjerash nëna e saj në letrën e dërguar të cilën e ka publikuar Open Russia.

Sipas të dhënave të organeve të sigurisë në Rusi, rreth 2 mijë e 900 rusë kanë luftuar apo luftojnë në kuadër të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak./Expres

Next Post

Studenti me pistoletë në brez në bankat e auditorit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In