Rusia njoftoi sot dëbimin e dy diplomatëve amerikanë një ditë pas publikimit nga SHBA-ja të një mase të ngjashme ndaj dy zyrtarëve rusë, në kundërpërgjigje të akteve të dhunshme të shënuara në qershor të një diplomati amerikan në Moskë.
“Pas këtij vendimi aspak miqësor, dy punonjësve të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dashur të largohen nga Moska. Ato u shpallën persona non grata për veprimtari të papajtueshme me statusin diplomatik”, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sergueï Riabkov në një deklaratë./a.m.