• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rushaj: PD nuk ka marrë asnjë propozim për Vettingun

by A R
12/10/2021 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, tha këtë të martë se selia blu nuk ka marrë asnjë propozim për Vettingun.

“Ne nuk kemi marrë propozime nga askush për Vettingun. Kjo është një çështje që nuk është diskutuar me asnjë partner dhe asnjë forum deri tani. Ne do të  kemi qëndrim kur të ketë një propozim konkret dhe do të jetë pjesë e një strategjie më të madhe. E rëndësishme është që të vihen interesat e shqiptarëve dhe jo interesi i Ramës. Ne s’kemi asnjë kërkesë nga partnerët deri tani. Nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga askush deri tani. Unë që jam ngarkuar për këtë pjesë si pjesë e një procesi më të madh. Jemi të gatshëm, të diskutojmë për çështje shumë më të rëndësishme siç është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshime që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve.  Strategjitë si do të negociojmë do të paraqiten në momentin konkret kur të kemi diçka konkrete”, tha Rushaj.

Alfred Rushaj, u shpreh se mes opozitës dhe mazhorancës ka një dakordësi për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Rushaj tha nga Kryesia e Kuvendit se mazhoranca po shqyrton propozimet për Komisionin Hetimor për inceneratorët. Sa i përket çështjes Becchetti, Rushaj u shpreh se mosngritja e Komisionit Hetimor për të është e turpshme pasi PS me këtë rast mbron interesin e kryetarit të saj.

“Ka një dakordësi për objektin e hetimit për komisionin hetimor për zgjedhjet sipas propozimit që ne bëmë. Nuk ka dakordësi për inceneratorët. Duke që pala tjetër po shqyrton propozimet tona dhe do vijë për një objekt të dakordësuar. Duket që ka një vendim të palës tjetër për të mos pranuar për Beccheti. Justifikimi është një letër që paska sjellë Avokati i shtetit. Socialistët thonë se ngritja e një komisioni hetimor për Becchettin është kundër interesit të Shqipërisë. Mosngritja e këtij komisioni është kundër interesit të Ramës. Është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës dhe disa nëpunësve të tij, kjo në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe vendimeve të qarta të GJK. Ne nuk do ta pranojmë këtë pjesë. Do të bëjmë çfarë kemi mundësi të bëjmë që ky komision të ngrihet dhe shqiptarët të kuptojnë pse duhet të paguajnë 120 milionë Euro”.

Rushaj komentoi edhe vendimin e Bashës për të ndëshkuar Nokën.

“Është një vendim që është marrë në përputhje me kompetencën që kryetari ka. Është një vendim i brendshëm i PD dhe do të respektohet çdo procedurë që është e nevojshme për t’u respektuar për atë gjë”.

/a.r

Next Post
Itali/Pranga 41-vjeçarit shqiptar me 80 mijë euro kokainë!

Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte një organizatë kriminale të trafikut të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In