Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, deklaroi në një takim me banorët e zonës “5 Maji” në Tiranë, se qeveria ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën duke u prishur shtëpitë pa shpërblim paraprak.
Rushaj shtoi se qeveria po tallet me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qirasë.
“Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtëpi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë se si qeveria tallet me njerëzit”, u shpreh Rushaj.
Sakaq, banorët hodhën poshtë deklaratat e bashkisë se shumica e tyre kanë firmosur për prishjen e shtëpive, duke e konsideruar qëndrimin si përçarës dhe kundër interesit të tyre.
Ata shohin si përgjegjës kryesorë të padrejtësisë shtetërore ndaj tyre kryeministrin dhe kryebashkiakun.
“Të prishim shtëpitë e Erion Veliaj, Edi Ramës dhe të gjithëve që bëjnë biznes me pronat tona,“- shprehen banoret.
/b.h











