• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusët po vijnë!

by Kimete Berisha
21/06/2023 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

1. Joe Biden e ka zgjatur emergjencën kombëtare për Ballkanin Perendimor.

Ky rrezik ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të përqafimit me Eva Longoria, e cila e meritonte përqafimin e dëshpëruar të presidentit, sepse ka luajtur te ‘Amviset e dëshpëruara’!

2.  Qe dy netë në nënqiellin e Mitrovicës po fluturojnë objekte të paidentifikuara.

Gazetarët po e mbajnë të fshehur në qiell zhurmën e madhe të këtyre objekteve.

Dikush mendon se janë dronët Bajraktarë, dikush UFO-t, dikush KFOR-i, dikush Serbia, dikush mendon se Zoti po na dënon se jemi çuar peshë, dikush s’mendon hiç.

Nëse e çon kokën lart e i shikon objektet në fjalë, edhe ato ndalojnë dhe ta kthejnë shikimin.

Duket se lufta në qiell ka filluar.

3. S’ka opozitë.

Kemi mbetur vetëm unë, Berati dhe Mero. Tash merreni me mend sa sahati.

Po mundohemi edhe të jemi  të pamposhtur edhe t’ju bëjmë të qeshni, t’ju disponojmë juve zotrote…

Por në mua mos t’llogarit kush se unë veç hijen e kam këndej pari.

4. Një mashkull i Vetëvendosjes ia ka prekur gruan në shami kryetarit të Preshevës.

Ramabaja preferon që gruaja e Arifit të duket seksi, në stilin shqiptar.

Nuk e ka mbrojtur askush atë grua nga preferencat seksuale të Ramabajës, sepse nuk është interesante.

5. Frizura e një aktivistes shqiptare u bë çështje kombëtare.

Të gjithë në mbrojtje të frizurës së ‘keqe’.

Oscar de la Renta ia ka pas përqeshur bishtalecin në sy Hillary Clintonit, hiqe mos ta sheh kush atë frizurë.

Bile Sarah Palinin e përqeshnin për frizurën voluminoze: Trego çka po fsheh në flokë!

Është një këshillë zbavitëse: ‘Hulumtoje se pse frizeri yt ka qëllime të hapura kundër teje’!

Këtë po ta thotë dikush që asnjëherë nuk ka qenë te frizeri.

‘Refuzimi estetik’ është gjetja më e bukur e Ibrahim Rugovës.

6. Për Bajram ish liruar botoxi. Kur e pash menunë, thash more Zot, pse s’ka ‘Shoqatë humanitare të botoxit’!

Pse veç njerëzit e pasur mund të duken të bukur dhe të rinj!

Të varfër për bukë nuk janë krejt shqiptarët – e të varfër për bukuri, po.

Secila familje ka nevojë për një e më shumë ndërhyrje estetike, në Listën e pritjes kolektivisht si familje, të vjen rendi, i përmirëson të metat dhe bëhesh i lumtur përgjthmonë.

Veç kush rrenë se kur nuk je i kënaqur me pamjen tënde, kot, askënd s’mund ta bësh të lumtur.

7. Në Shqipëri kanë shpërthyer bombat seksuale.

Popull i pangimë edhe me bukë edhe me seks.

Gruaja që shkoi për tenderin e qenve endacak përfundoi si bush’ër.

Kjo është ajo që e quajnë – Ironia e jetës.

8. Më duket se u bë boll.

Netflix si kontenjer i mbushur me mbeturina kinematografike.

Letërsia po zhduket. Askush nuk lexon libra.

Feja na ka ndarë.

Janë vjetëruar profetët.

Janë harxhuar premtimet.

I ra boja.

Fjala, liria e fjalës (budallallëku dhe arroganca) shkatërroi gjjthçka.

Asgjë më nuk është misterioze.

Gjithçka rritet me zor.

As domates më nuk i vjen aroma domate.

Më ka marrë malli për një Profet të Ri,

për një Fe të Re…për një rend të ri…për një lojë të re:

për heshtjen e qengjave,

– për nanën që tëhollon pite në heshtje pa komentuar thashethemet e mëhallës;

– për burrin që i shkurton drutë sa herë nervozohet (preferohet që ta ketë trupin e bukur ky personazhi i druve).

Dua ta dëgjoj heshtjen.

9. Sahat e para duhet të rishkruhet gjithçka, e para Dashuria.

P.S. Të gjitha të drejtat e rezervuara!

(por ti shpërndaje lirisht)

Next Post
VIDEO/ Pretendimet e anëtarëve të MEK për dhunë nga efektivët, policia publikon pamjet me dron të aksionit në Manzë

Kontrolli në kampin e MEK/ Zbardhet dosja e SPAK: Prova se muxhahedinët kryen sulme kibernetike në drejtim të Iranit

Comments 1

  1. Ndoc Dudasi says:
    3 years ago

    Pikën 10, po e shkruaj unë, oj Kimetlije…..
    Dikur, dikur, në kohë të hekurudhave në Shqipërinë amë, farë e fisi, donin të martonin një djalë dhe i kishin rekomanduar një kandidaturë.
    Mbasi u panë e stërpanë, me fise e farë,me teze, daja, halla e xhaja, ngrihet kokoroçi dhe kërkon që ta shohë “nusen” edhe në plazh.
    Pati shumë kundershti por ky takim u pranua dhe organizohet edhe shikimi vizual me rroba banje i “nuses” nga “dhëndërrushi”.
    Mbas kësajë, i kerkohet kokoroçit, fjala e fundit, dhe ky si përgjigje, tha “NUSJA KISHTE HUNDËN E MADHE”
    Farë e fisi, I u futën gjelkokotit, me dru e thupra, duke e bërë copash, mbasi i turpëroi, se për të thënë hundën e madhe, duhej parë nusja në plazh….
    A e kam gjetë o Kimete ?
    A i shkon kjo fabul, Albinit ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

October 27, 2026
“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

October 27, 2026
“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

October 27, 2026
Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

October 27, 2026
Revista franceze: Nga Berati në Ksamil, udhëtimi që zbulon Shqipërinë e vërtetë

Media britanike i bën jehonë Shqipërisë: Një ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë!

October 27, 2026
Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

October 27, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

October 27, 2026
Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

October 27, 2026
Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

October 27, 2026
“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In