• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët nën akuzë për nxitjen e protestave në Francë

by Java News
17/12/2018 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdorues falsë, apo siç njihen ndryshe Robotë dezinformues rusë, në internet janë përpjekur të ndezin më shumë lëvizjen e protestës „jelekët e verdhë” në Francë, raportuan në fillim të dhjetorit mediat amerikane dhe britanike.

Në qarkullim janë sjellë edhe pamje të falsifikuara të protestave. Si provë mediat sjellin informacione të iniciativës “Aleanca për Sigurinë Demokratike”, e organizatës joqeveritare amerikane, German Marshall Fund (GMF). Kjo iniciativë vëzhgon llogari në twitter, që përhapin ndikimin rus online. Në këto llogari protestat e (#giletsjaunes) – jelekëve të verdhë ka qenë tema kryesore për një javë. Se për cilat llogari bëhet fjalë kjo nuk bëhet publike.

Në faqen e internetit të këtij projekit “Hamilton 68″ theksohet se ka tre grupe llogarisht të twitterit – ata që janë hapur pro-rusë, apo me lidhje me qeverinë ruse, të ashtuquajturat fabrikat e „Trollëve”- robotëve të internetit që janë në veprim brenda dhe jashtë Rusisë dhe të tjera që mbahen në aktivitet nga individë të ndryshëm në botë që të „përforcojnë” temat ruse. Ndër burimet që përhapin këto llogari gjenden gati gjithmonë media ruse jashtë vendit, RT apo Sputniknews.

Shpesh në këto mesazhe bëhet fjalë për politikën amerikane, sqaron Bret Schafer për Deutsche Wellen. Eksperti i mediave sociale thekson, se këto llogari postojnë për publikun anglishtfolës dhe ndikimi i tyre në protestat e Francës është i vogël. „Bëhet fjalë më shumë që tema të caktuara të mbeten qendrore në rrjet, të diskreditohet në tërësi perëndimi dhe demokracia liberale të paraqitet në një dritë jo të mirë.”

Synimi – përçarja
Maxime Audinet, eksperte për Rusinë në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, IRFI thekson se „aktivitetet ruse të informimit nuk duhen kuptuar si një instrument që të mobilizohen aktivistë të rinj për ‚jelekët e verdhë‘, apo të ndizet dhunë”, thotë Audinet. „Raportimi rus synon të forcojë polarizimin në debatin publik dhe të ndikojë kaq shumë në imazhin e kësaj lëvizjeje në Francë e jashtë, me qëllim që të krijohet imazhi i një vendi të përçarë në skaj të luftës civile.”

Macron në fokus
“Nuk janë ‚jelekët e verdhë‘ në fokus”, por presidenti Macron, thotë Ben Nimmo ekspert për sigurinë e informacionit në institutin Atlantic Counsil. Nimmo ka përshkruar me detaje një „operacion francez” të robotëve rusë të internetit në një raport të Digital Forensic Research Lab (DFRL), një projekt i institutit Atlantic Counsil. Disa detaje të llogarive të bllokura Nimmo dhe kolegët e tij arritën t’i shihnin. Ato kishin 76.000 ndjekës, shumica të krijuara në mesin e vitit 2017.

„Disa llogari franceze paraqiteshin si kur ishin njerëz nga një spektër i gjerë. Njëri paraqitej si nacionalist, një tjetër si ultrakomunist. Disa të tjera paraqiteshin në llogari si gra afrikane.” Shumica e këtyre veprimeve „të padëmshme”, por 5 nga 12 llogari kishin në fokus presidentin Macron verbalisht dhe vizualisht. Fotomontazhe, ku Macron paraqitej si një nxitës i skllavërisë. Facebook nuk publikon se kush fshihet pas llogarisë. „Por pas kësaj mund të fshihen lidhje me një ‚Agjenci të Kërkimit në Internet‘, (një firmë ruse në Shën Peterburg që në mediat perëndimore paraqitet si fabrikë robotësh të internetit, shën.red.), por kjo nuk mund të pohohet plotësisht.”

Numrin e vogël të accounts (llogarive në rrjet), eksperti Ben Nimmo e lidh me mundësitë e kufizuara të robotëve rusë në frëngjisht dhe se operacioni ka qenë në fillimet e tij. Në SHBA, Rusia i forcoi aktivitetet online para dy vitesh e gjysmë në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, kujton eksperti. Këto raste duhen parë në një kontekst më të gjerë. „Nuk bëhet fjalë për jelekët e verdhë, operacione të tilla kanë zakonisht një synim më afatgjatë.” Qëllimi është Emmanuel Macron./DW /a.meta

Next Post
Këshilli i Sigurimit diskuton rezolutën 1244 për Kosovën

Këshilli i Sigurimit diskuton rezolutën 1244 për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com